1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shetyna: "Ta ndalojmë Rusinë të vazhdojë sjelljen agresive"

Polonia dëshiron t'u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë - por edhe të mbetet në bisedë me Moskën, thotë ministri i Jashtëm polak, Grzegorz Schetyna në bisedë me DW.

DW: Ku e shihni sfidën më të madhe për Evropën sot?

Grzegorz Schetyna: Në plan të parë është çështja e sigurisë. Ajo është tema më e rëndësishme, për të cilën duhet të mendojmë sot. Kësaj sigurie sot i është vënë sërish pikëpyetje- përballë asaj që ndodh tani në Ukrainën Lindore, por edhe në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën e Veriut. Të gjitha këto bëjnë që "sigurinë" sot të na duhet ta konceptojmë ndryshe.

Cila është receta polake për zgjidhjen e krizës?

Politika e jashtme e Polonisë është pjesë e politikës së jashtme evropiane dhe ne duhet të ushtrojmë ndikim në të. Edhe Polonisë i duhet ta rikonceptojë politikën e jashtme dhe të kujdeset që të jetë me efekt. Një politikë që njeh rreziqet dhe që ndihmon që ato të zgjidhen.

Çfarë roli mund të luajë Gjermania në zgjidhjen e krizës?

Gjermania është një vend shumë i rëndësishëm në BE dhe në Evropë, që ka ndikim në politikën botërore. Ka rëndësi që Gjermania ta përdorë potencialin e saj ekonomik, por edhe kompetencën dhe dijen e saj për gjendjen në botë, ashtu si dhe vlerat e saj. T'i përdorë të gjitha këto për t'u kujdesur për më shumë stabilitet dhe siguri në Evropë.

Ehemaliger sowjetischer Präsident Gorbatschow beim 25. Jubiläum des Mauerfalls

Ish-presidenti sovjetik gjatë festimeve në Berlin, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit

A jeni dakord me ish-presidentin sovjetij, Mihail Gorbaçovin, kur tha se ne sot ndodhemi sërish në prag të një Lufte të Ftohtë?

Rreziku ekziston me të vërtetë, megjithatë unë nuk besoj se historia do të përsëritet. Lufta e Ftohtë ishte rezultat i ndarjes së Evropës në zona ndikimi të fuqive të mëdha. Sot kemi një situatë tjetër, bota është e ndryshme nga atëherë. Sot ka një sërë mundësish bashkëpunimi dhe dialogu. Do të ishte fatale po të mos i shfrytëzonim këto mundësi dhe të ktheheshim në vend të kësaj në gjendjen e luftës, pavarësisht Luftë e Ftohtë apo luftë reale. Më e rëndësishmja është, dhe nga kjo varet e ardhmja, që të arrijmë ta ndalojmë Rusinë të vazhdojë sjelljen e saj agresive. Një politikë si ajo në Ukrainën Lindore nuk duhet të ketë më.