1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sherr me juristët - Berluskoni ndryshon ligjet

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ia doli që t'u shpëtojë të gjitha proceseve gjyqësore. Këtë ai e ka bërë edhe duke ndryshuar ligjet. Para disa ditësh qeveria e tij miratoi serish një ligj të ri kontrovers.

default

Berluskoni njihet për shigjetat që u drejton kundërshtarëve

Silvio Berluskoni (Berlusconi) ka gjetur një fjalë të re fyese: "Juristprudentist". Me këtë emër ai nënkputon të gjithë ata që kundërshtojnë politikën e tij juridike. Ose edhe më keq: të gjithë ata që janë në anën e juristëve. Si për shembull, opozitën: “Ajo i është bashkangjitur disponimit të përgjithshëm juridik, edhe duhet ta bëjë këtë."

Udhëheqësi opozitar Valter Veltroni (Walter Veltroni) kërkon që të hartohet edhe një ligj për reformën e sistemit juridik, sepse kjo do të mundësonte rifillimin e dialogut me bllokun qeveritar. Veltroni: “Kërkoj që të tërhiqet projektligji i fundit, sepse e bën të pamundur këtë proces. Kjo do të mund të çonte në një klimë tjetër politike."

Ligji i ri u jep imunitet katër burrave më të lartë të shtetit

Berluskoni planifikon para së gjithash, që procesi i ndjekjes penale të zgjatet edhe për një vit, në qoftë se për këtë vepër nuk parashikohet dënimi me të paktën 10 vjet heqje lirie. Pra duhet të shtyhet edhe procesi kundër tij, për shkak të akuzave për ryshfet.

Parashikohet që të katër burrat më të lartë të shtetit, të mbrohen me imunitet. E treta, qëllimi është të vështirësohet procesi i përgjimeve prej prokurorëve dhe të zvogëlohet buxheti dhe rrogat e gjykatësve. Këtë e ka kundërshtuar shoqata e juristëve.

Italien Afghanistan Abstimmung im Parlament

Romë, parlamenti

Sekretari, Xhuzepe Kascini (Giuseppe Cascini) thotë se juristët ende nuk kanë vendosur të bëjnë grevë. Kascini: “Në këtë moment, gjykatësit janë vetëm të brengosur thellë. Duhen nënvizuar dy gjëra: Shoqata e juristëve është e brengosur për funksionimin e drejtësisë dhe propozon përmirësimin e saj, ndërkohë që këto propozime janë refuzuar. E dyta, ekzistojnë edhe sindikatat dhe nuk do të pranojmë shkurtimet e të ardhurave."

Gjykatësit kanë humbur autoritetin

Kryengritja e gjykatësve do të shkonte në favor të kryeministrit. Mirëpo heqja dorë nga proceset ligjore është kundër kushtetutës. Retorika e Berluskonit po jep edhe rezultatet e para, që shihet edhe në një studim serioz të gazetës “Corriere della Sera”, sipas së cilës gjykatësit kanë humbur autoritetin. Berluskoni vetë thotë se kjo është pasojë e një pjese të vogël të juristëve, të cilët ende nuk kanë pranuar rezultatet e zgjedhjeve.

Mirëpo edhe disponimi ndaj qeverisë së Berlusconit ka rënë shumë, sepse qeveria e Romano Prodit kurrë nuk ishte në një nivel kaq të ulët. Uberto Bossi nga Lega Nord thotë se opozita ka të drejtë me kritikat e saja se drejtësia nuk po përparon fare. Çdo ditë sjell konfuzion të ri. Ndaj kritikave më të reja, kryeministri është përgjigjur nga Japonia e largët, ku po mbahet samiti i G-8-tës, me fjalët se Bossi po tallet. Krizë qeveritare do të ketë vetëm kur Berluskoni ta quajë me tallje Bosin një "juristprudentist".

  • Data 07.07.2008
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXcE
  • Data 07.07.2008
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXcE