1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shenjat janë optimiste - Megjithatë rruga është e gjatë deri në marrëveshjen përfundimtare

Raundi i parë para samitit të Kopenhagenit për klimën u krye. Bisedimet në Bon për një marrëveshje të re, globale për mbrojtjen e klimës kanë përfunduar. Megjithëse jo vetë prezent aty, efekti Obama ishte evident.

default

Sekretari i OKB-së për klimën, Yvo de Boer, në Bon

Në fakt ka edhe dy konferenca të tjera para se bashkësia ndërkombëtare të miratojë marrëveshjen pasardhëse të Protokollit të Kjotos në dhjetor në Kopenhagen, efekti Obama në Bon shkaktoi optimizëm.
11 ditë maratonë bisedimesh me delegacionet nga më shumë se 175 vende . Kjo konferencë megjithë diellin pranveror, që shkëlqente në Bon, ishte për pjesën më të madhe të rreth 2600 pjesëmarrësve nga e gjithë bota me perspektiva të errëta.

Programet koniunkturore dhe injeksionet financiare, sigurimet dhe industritë e mëdha e lënë krizën klimaterike të zgjidhet për herë të parë në një të ardhme të largët, ose të paktën në një periudhë tjetër të mëvonshme.

Todd Stern in Bonn

I ngarkuari i posacëm i SHBA-së për klimën, Todd Stern

Fjala e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara për klimën Todd Stern qysh në fillim të bisedimeve për klimën në konferencën e Bonit ishte shpresëdhënëse. Edhe pse mungonin premtimet konkrete, sikurse edhe Presidenti i tij Barack Obama gjatë turit të tij në Evropë drejtuesi i delegacionit amerikan në Bon përhapi shumë vullnet të mirë dhe optimizëm, që do të shpërblehej me ovacionin e vazhdueshëm të pjesëmarrësve. Një gjë e rrallë në konferencë përgatitore, ku më shumë i kushtohet vëmendje presjeve dhe mënyrave të fojleve sa klimës.

Megjithatë efekti Obama ishte evident. Ta merr mendja që delegacioni qeveritar, hulumtuesit apo organizatat jo qeveritare, të gjithë gëzoheshin me shefin e sekretariatit për mbrojtjen e klimës në Kombet e Bashkuara, Yvo de Boer, që SHBA-të janë përsëri në të njëjtin ekip.

UN Klimasekretär Yvo de Boer in Bonn

Sekretari i OKB-së për klimën, hollandezi Yvo de Boer

Premtime konkrete vërtetë nuk ka, përveç premtimeve të presidentit të SHBA-së, që SHBA-të deri në 2020 do të reduktojnë misionin e gazit serë në nivelin e vitit 1990.


Kjo nuk është me siguri mjaft, por shumë të pranishmëve u kujtohet ende Bali, kur në vitin 2007 delegacioni amerikan, megjithëse nuk e kishte nënshkruar aspak protokollin e Kjotos, i përmbysën që në embrion shumë iniciativa të mira. Dhe secili e di, që pa shkaktarin më të madh të ndotjes së klimës nuk pengohet dot katastrofa klimaterike. Ambasadori i ri Shteteve të Bashkuara, Tod Stern, paralajmëroi megjithatë për shumë optimizëm. Edhe një President si Obama duhet në vendin e tij të argumentojë dhe para së gjithash të përligjë ratifikimi e një protokolli të detyrueshëm.

Bilanci nga Boni është: optimizëm i matur. Eshtë po ashtu e nevojshme të dihet se në faqen e internetit të Sekretarisë për Klimës në OKB bën tiktak ora: ka edhe 241ditë nga 8 prilli deri në konferencën e Kopenhagenit, ku do të vendoset në se në vetë si njerëzim mbysim praktikisht veten.

Autor: Helle Jeppesen

Redaktoi:Angjelina Verbica

  • Data 09.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HSvp
  • Data 09.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HSvp