1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shenjat e para të uljes së nivelit të ujit në Fierzë

Ulja e nivelit të ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës, shënon fillimin e kthimit të situatës në Shkodër nga emergjente në normale.

Shtëpi e përmbytur në një fshat të Shkodrës.

Shtëpi e përmbytur në një fshat të Shkodrës.

Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, bëri të ditur sot në Tiranë, se gjatë ditës, niveli është ulur me 80 cm. Ministri Prifti, e përshkroi normale situatën në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës në orët e pasdites të së premtes. " Fierza arriti një nivel të lartësisë së ujit prej 292, 5 metra. Në 24 orët e fundi rritja ka qenë 21 cm", tha Prifti.

Burime zyrtare nga KESH - i pohuan për Deutsche Welle-n, se prurjet në rezervuarin e Fierzës gjatë ditës së premte kanë qenë 1380 metra kub ne sekondë, ndërkohë që shkarkimi është ulur në 665 metra kub në sekondë për të mos rënduar nga derdhja e tij zonat e përmbytura ditët e fundit në qytetin dhe rrethinat e Shkodrës. Pika kritike në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës është 296 metra. Ecuria e nivelit të ujit në ditët në vijim do të varet nga moti.

Metereologët vendas parashikojnë mot me reshje shiu deri në datën 15 janar.

Më parë, drejtuesit e Korporatës në Tiranë kishin deklaruar se pavarësisht prurjeve të mëdha dhe të pazakonta në liqenet e hidrocentraleve, ato janë të sigurta në funksionimin e tyre. Muharrem Stojku, drejtor i KESH-it, tha se janë bërë më herët prova për të gjithë sistemin dhe çdo situatë e rënduar, që do të krijohet, do të përballohet. "Jemi të sigurtë që punon çdo pajisje ne hidrocentrale, sidomos ato më kryesoret, që janë portat. Portat janë të sigurta. Janë bërë provat dhe punojnë në mënyrë normale", tha Stojku. Ministria e Brendshme në Tiranë njoftoi mbrëmë se vetëm në këtë qark janë përmbytur rreth 2.100 shtëpi dhe një sipërfaqe toke prej rreth 9.100 hektarësh. Gjatë gjithë natës, forcat e policisë dhe ato të ushtrisë kanë mbështetur operacionin e evakuimit të popullatës nga zonat problematike.

Autor: Ani Ruci / Arben Muka

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 08.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOcr
  • Data 08.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOcr