1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shenjat e gishtërinjve të fëmijëve romë - Debat në lidhje me masat e sigurisë në Itali

Gregor Hoppe4 Korrik 2008

Autoritetet italieniane duan të marrin shënjat e gishtërinjve të fëmijëve roma dhe sinti. Opozita, organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe kisha protestojnë pandërprerë. Edhe BE sheh në të shkelje të rregullave të tij.

https://p.dw.com/p/EWVs
Marrja e shenjave të gishtërinjve
Marrja e shenjave të gishtërinjveFotografi: picture-alliance/Bildfunk

Ministri i brendshëm i Italisë Roberto Maroni duhet t´u përgjigjet këto ditë pyetjeve të pakëndshme. Por politikani i liges separatiste Nord është i sigurtë për punën që bën. Maroni: „Këtu nuk ka kurrfarë diskriminimi. Bëhet fjalë për parimin e sigurisë së brendshme dhe të legalitetit, i cili duhet forcuar. Ai që jeton në Itali, duhet të respektojë rregullat tona.Dhe pastaj është fjala për mbrojtjen e të miturve."

Kritikë të masave të sigurisë pohojnë, se ministri i brendshëm preokupohet në rradhë të parë për klientelën e vet. Të marrësh shenjat e gishtave nga Roma dhe Sinti, kjo të kujton menjëherë kohët e errëta. Ligjet e llojit gjermanonazist i pat marrë Italia fashiste pas një farë hezitimi, edhe pse pasojat nuk qenë aq dramatike si nën diktaturën e Hitlerit. në mënyrë të padiskutueshme e kërkon këtë hap dikush në Lega Nord. Edhe pse askush nuk e di, se cfarë fiton me të vertetë.

Pazari Porta Portese në Romë
Pazari Porta Portese në RomëFotografi: picture-alliance/ dpa

Por italianët janë mësuar me rregulla administrative, që në vështrimin e parë të duken idiote. Për të marrë një leje qëndrimi të kufizuar psh deri para pak kohe kërkoheshin edhe fotografi të sapolindurve. Megjithatë ministria e brendshme në Romë ka edhe argumente për manovren që kërkon të bëjë. Sinti dhe Roma, të cilët qëndronin në Itali, shpesh nuk kanë dokumente identifikimi. Në lagjet e lëna pas dore, që janë krijuar në periferitë e shumë qyteteve italiane, të rriturit i detyrojnë nganjëherë të protezhuarit e tyre për të lypur apo edhe më keq, si në rastin e fundit me kërcënim të dhunës seksuale. Maroni nxjerr raste të tilla për interesat e tij: „Ajo që ka ndodhur në Verona, arrestimi i tetë të rriturve, që detyronin fëmijë për të kryer vjedhje në shtëpia, tregon, që unë kam të drejtë. Kjo është rruga e drejtë për të mbrojtur të miturit. Pjesa tjetër janë polemika politike, që bazohen në mosnjohjen e fakteve dhe në paragjykime ideologjike. Në asnjë mënyrë nuk lë të më pengojnë në qëndrimin tim."

Jo vetëm opozita në parlament në Romë proteston vazhdimisht. Edhe Brukseli sheh në këtë rregull ndaj njerëzve, shumica e të cilëve vijnë nga anëtari i BE-së rumania në Itali një shkelje të rregullave të BE-së. Shoqatat për mbrojtjen e fëmijëve ankohen për mungesën e një rrjeti shtetëror, që të kujdeset për fëmijët e lënë pas dore sinti dhe roma. Edeh sikur të kujdeseshin vetëm që t´i conin në shkollë këto fëmijë. Shumë e fortë është kritika e kishës katolike e Italisë ndaj këtyre masave qeveritare. Caritas është de facto ai që bën punën e integrimit ditë për ditë. Gazeta kishtare „Famiglia Cristiana" e kritikon shumë këtë masë.