1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shenja gatishmërie për kompromis nga mbështetësit e Mursit

Qeveria kalimtare u premton mbështetësve të Mursit se mund të tërhiqen lirisht nga kampet e protestës.

Mbështetësit islamikë të presidentit të rrëzuar egjiptian Mohammed Mursi shprehën pas një takimi me përfaqësuesit e SHBA dhe BE të shtunën në Kajro shenja gatishmërie për kompromis.

Një zëdhënës i Aleancës për Mursin tha pas takimit në fjalë se kjo aleancë i respekton kërkesat e lëvizjes masive që çoi më 3 korrik në shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të shtetit. Por ai këmbënguli që ushtria dhe shefi i saj, Abdel Fatah al-Sisi nuk duhet të përfshihen në dialogun politik për të ardhmen e Egjiptit dhe që bisedimet me udhëheqjen e re të vendit duhet të bëhen mbi bazën e kushtetutës së pezulluar. "Ne jemi të gatshëm për një zgjidhje politike, për aq kohë sa ajo bazohet në legjitimitetin e Kushtetutës." - tha zëdhënësi i Aleancës për Mursin.

Qeveria këmbëngul në spastrimin e kampeve të protestës

Qeveria kalimtare u premtoi mbështetësve të Mursit se mund të tërhiqen lirisht nga kampet e protestës, por këmbënguli mbi spastrimin e tyre, edhe pse një herë për një herë nuk po ndërhyn me forcë për shpërbërjen e tyre. Një evakuim me dhunë i kampeve ndoshta mund të shkaktojë gjakderdhje, kur dihet se në përleshjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Mursit janë vrarë disa qindra vetë.

Ministria e Brendshme u premtoi pasuesve të Mursit edhe "integrim politik", por me kusht që ata që kanë kryer krime të dalin para përgjegjësisë. Ndërkohë mijëra përkrahës të Mursit vazhdojnë të mblidhen në kampet e protestës për të arritur rikthimin e presidentit Mursi në post. 

Al-Kaida: Jo demokraci por sheriat

Organizata ekstremiste Al-Kaida i është drejtuar me një mesazh interneti Vëllazërisë Myslimane duke i bërë thirrje që të luftojë për vendosjen e sheriatit në Egjipt.

Ägypten Abdel Fattah al-Sisi USA John Kerry

Shefi i ushtrisë egjiptiane Abdel Fattah al-Sisi dheJohn Kerry

Nisur nga deklarata e ministrit të Jashtëm amerikan, John Kerry, i cili e quajti rrëzimin e Mursit nga posti si "rivendosje e demokracisë", shefi i Al-Kaidas Ajman al-Sauahri tha se: "Legjitimiteti nuk qëndron tek zgjedhjet dhe te demokracia, por tek sheriati. Ajo që ka ndodhur në Egjipt, është prova më e mirë se demokracia është e papërshtatshme si mënyrë për sundimin islam.

Mißfelder: "Mursi ishte një rrezik për stabilitetin e rajonit"

Eksperti i CDU-së politikën e jashtme Philipp Mißfelder i mbrojti deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit. "Unë pajtohem me Kerry-n. Mursi ishte një rrezik për stabilitetin e rajonit.

"Anti-semitizmi i tij ishte i padurueshëm", tha Mißfelder për Reuters. Kryetari i Komisionit parlamentar gjerman për Punët e Jashtme, Ruprecht Polenz, kishte tëhequr më parë vëmendjen se pas këtyre deklaratave SHBA do ta kishte të vështirë për t'i vazhuar më tej kontaktet me Vëllazërisë Myslimane.