1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shenja afrimi midis Armenisë dhe Turqisë

Turqia dhe Armenia ranë dakord të mërkurën (22.4.) për një "Roadmap" për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në bisedimet me ndërmjetësimin e Zvicrës, të dy vendet vendosën për rrugën që duhet të ndjekin.

Presidenti turk Abdullah Gul viziton ruinat armene - 3 shtator 2008.

Presidenti turk Abdullah Gul viziton ruinat armene - 3 shtator 2008. Armenia dje Turqia kanë bërë muajt e fundit hapa të dukshëm në drejtim të afrimit.

Meqenëse në mëngjesin e 24 prillit mbushen 94 vjet, që nga fillimi i masakrës kundër armenëve, lajmi për të ashtuquajturin „Roadmap“ për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Ankarasë dhe Erivanit, është si për palën turke ashtu edhe për armenët një shenjë evidente afrimi.

Fakti që ministritë e jashtme në Ankara dhe Erivan deklarojnë tani, se është negociuar për një lloj "Roadmap“, që do të çojë përpara marrëdhëniet bilaterale, tregon se të dy shtetet kanë bërë muajt e fundit hapa të dukshëm në drejtim të afrimit me njëri-tjetrin.

Në përkujtim të viktimave të genocidit.

Erivani dëshëron që vrasjet masive të armenëve në Perandorinë Turke të njihen si „genozid“, ndërsa Ankaraja e kundërshton me forcë këtë emërtim.

Edhe pse, nuk dihen akoma hollësitë për përmbajtjen e deklaratës, tani është krejt e qartë, se ndërmjetësimi i Zvicrës për afrimin e dy shteteve fqinje, po sjell frytet e para. Që në verë të vitit 2007, përfaqësues nga Turqia dhe Armenia janë takuar vazhdimisht në afërsi të Bernës, për të shqyrtuar vështirësitë ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për kapërcimin e tyre.

Që atëherë janë përmirësuar shumë gjëra. Së pari u pushua nga detyra kryetari i shoqatës së historisë turke, Yussuf Hallacoglu – një mohues i prerë i masakrës turke ndaj armenëve, në Luftën e Parë Botërore. Pastaj erdhi i ashtuquajturi samit i futbollit i Erivanit. Aty shkoi presidenti turk Abdullah Gül, i ftuar nga homologu armen Sersh Sakissian, me rastin e ndeshjes sö skuadrave të tö dy vendeve. Dhe që prej fillimit të prillit radioja shtetërore turke transmeton program edhe në armenisht.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, tha në vizitën e tij në Turqi në fillim të muajit, në lidhje me këto përpjekje afrimi: "Unë nuk dua të fiksohem në vizionin tim, por tek armenët dhe turqit. Nqs ata bëjnë përparime dhe kapërcejnë historinë e tyre sa të vështirë aq edhe tragjike, pjesa tjetër e botës duhet të përpiqet ta mbështesë këtë. Unë vetë dua të jem këtu sa më konstruktiv që të mundem, duke i dhënë shtytje këtij procesi." Sa vlerë i kushton edhe Obama përmirësimit të marrëdhënieve turko-armene, e tregon edhe fakti, që në vizitën e tij në Stamboll ai u takua edhe me ministrat e jashtëm të Turqisë, Armenisë dhe Zvicrës.

Presidenti turk Abdullah Gul, dhe ai armen Serge Sarkisian - 6 shtator 2008.

Presidenti turk Abdullah Gul, dhe ai armen Serge Sarkisian - 6 shtator 2008. Që në verë të vitit 2007, përfaqësues nga Turqia dhe Armenia janë takuar vazhdimisht në afërsi të Bernës

Por ndërmjet Ankarasë dhe Erivanit ekzistojnë ende dy vështirësi: Nga njëra anë konflikti për malin Karabak. Sepse kur Armenia aneksoi eksklavën e territorit shtetëror të Azerbaixhanit në vitin 1993, Turqia i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Erivanin. Sepse ajo është e një mendimi me Azerbaixhanin, që ky hap ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por, tema më e rëndësishme është kapërcimi i së kaluarës. Erivani dëshëron, që vrasjet masive të armëve në perandorinë turke të njihen si „genozid“, ndërsa Ankaraja e kundërshton me forcë këtë emërtim. Përveç kësaj, në këtë kontekst Turqia flet vetëm për 300 000 të vrarë, ndërsa Armenia jep shifrën prej 1.5 milionësh.

Autor: Ulrich Pick / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 24.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HdFC
  • Data 24.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HdFC