1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Shenjë kundër dëbimit" - Qeveria gjermane vendos për ngritjen e një qendre dokumentimi

Pas zënkave disavjeçare me vendet si Polonia dhe Çekia qeveria gjermane vendosi të mërkurën për ngritjen e një qendër dokumentimi për të dëbuarit.

Të dëbuar nga Polonia

Të dëbuar nga Polonia

Një ekspozitë e përhershme që do të hapet në Berlin do të informoj në të ardhmen për fatin e miliona të dëbuarëve në Evropën Lindore pas vitit 1945. Ajo nuk do të jetë e përmasave të përkujtimores së Holokaustit e cila ndodhet jo larg portës së Brandenburgut dhe do të ngrihet në afërsi të sheshit të Potsdamit. Pas disa vitesh zënkash për projektin historik kabineti qeveritar vendosi për ndërtimin e Qendrës 'Shenjë dalluese kundër dëbimit dhe përndjekjes'. Bernd Neumann , sekretar shteti për kulturë dhe media theksoi se sa me rëndësi ishte miratimi i Polonisë për këtë:
'Pala polake e bëri me dije se ky projekt është një projekt gjerman të cilin mund ta pranojnë por nuk duan të bashkëndikojnë direkt në të. Dhe me këtë ndryshim domethënës të qëndrimit polak rruga ishte e hapur për vendimin e kabinetit qeveritar'.
Ky plan që ishte pjesë e marrëveshjes për koalicion që prej vitit 2005, ishte kundërshtuar një kohë të gjatë prej Varshavës zyrtare: ajo kishte frikë se në këtë mënyrë gjermanët do të dalin si viktimë e polakët si keqbërës. Fillimisht me zgjedhjen e qeverisë nacionalkonservative në Varshavë u bë i mundshëm edhe miratimi i palës polake. Kancelarja Merkel pata provuar në fund të vitit të kaluar që të bind kryeministrin polak të ndryshoj qëndrimin: 'Ky projekt nuk ka për qëllim që të relativizoj shkaqet dhe pasojat e Luftës së II-të Botërore. Mendoj dhe kjo është shumë me rëndësi se kjo është pikënisja', pat thënë Merkel.
Megjithatë pala polake ndrroi mendje vetëm para ca javësh: ministri gjerman për kulturë Neumann pat udhëtuar për në Varshavë për të diskutuar rreth konceptit të palës gjermane. Dhe për të vënë në dijeni polakët se nuk bëhet fjalë vetëm për të dëbuarit gjermanë. Dëbimet në mbarë Evropën duhet të prezantohen në një formë moderne adekuate, sqaronte Neumann.
'Ne nuk duam një muze të vdekur por duam të përfshijmë edhe shembuj aktual të dëbimeve të cilët për fat të keq ashtu si më parë ndodhin ende në botë'.

  • Data 19.03.2008
  • Autor Leipert, Lydia / Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRTZ
  • Data 19.03.2008
  • Autor Leipert, Lydia / Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRTZ