1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shengeni: Hapje historike e kufijve të BE-së me lindjen

Ditën e premte hiqen pikat kufitare të kontrollit mes shteteve të reja anëtare të BE-së dhe atyre të mëparshme. 21 dhjetori është një datë simbolike për miliona njerëz që jetuan në lindje pas perdes së hekurt.

Me hyrjen në fuqi të Shengenit hiqen pikat e kontrollit në 24 vende

Me hyrjen në fuqi të Shengenit hiqen pikat e kontrollit në 24 vende

Ministri i brendshëm gjerman, Volfgang Shojble (Wolfgang Scheuble) i ka rënë kryq e tërthor Gjermanisë në muajt e fundit që të heqë frikën e qytetarëve gjermanë nga hapja e kufijve me Poloninë dhe Çekinë. Shojble: "është një përfitim nga ana e sigurisë, të dashur zonja dhe zotërinj, kjo duhet thënë: është fitore edhe për bashkimin e Evropës, integrimin, dhe lirinë. Nuk ka më anëtarë të klasit të parë dhe dytë në bashkësinë evropiane. Jemi të gjithë të barabartë. Dhe kjo Gjermani, e cila në historinë e saj ka qenë e prekur nga grindje të pafund, e konflikte në kufij, tanimë jeton në një Evropë ku nuk kemi kontrolle kufitare. Me një përjashtim, për disa muaj do të kontrollojmë kufijtë me Zvicrën, por pastaj edhe këta do të hiqen."

Retrospektivë e politikës me lindjen

Çfarë thotë Shojble lidhet me kufirin gjerman me Poloninë, kufi i njohur me emrin Oder Naise (Oder-Neiße). Kufiri gjerman me Poloninë i njohur me emrin "Oder Neiße" ka marrë një rëndësi historike pas Luftës së Dytë botërore. Gjermania me humbjen e Luftës së II botërore humbi çerekun e territorit dhe miliona njerëz vatrat e tyre. Vetëm një shtet RDGj e njohu kufirin Oder-Neiße në vitin 1950 me presion të Moskës.

Kufiri 440 km i gjatë që ndante dy shtetet vëllezër, RDGJ dhe Poloninë, shtrihej përgjatë qumit Oder dhe Naise. Ai ishte i kontrolluar me rreptësi deri në vitin 1990. Duhej vizë për çdo qytetar gjerman që kalonte kufirin. Ndërsa nga viti 1980 udhëtimet private në Poloni u ndaluan për shkak të frikës së ndikimit të Solidarnostit në RDGJ.

Gjermania perëndimore, veçanërisht CDU e CSU nuk e njohën kufirin Oder-Naise. Në vitin 1970 qeveria e Gjermanisë perëndimore, nën Vili Brandtin (Willy Brandt) bëri një hap të rëndësishëm. Kancelari Vili Brandt u shpreh se ka ardhur koha për të lënë pas të shkuarën dhe për një fillim të ri: "Lufta i ka kushtuar të dy popujve shumë viktima, edhe ne gjermanëve. Tani bëhet fjalë për të ardhmen paqësore mes të dy popujve."

Në vitin 1970 Gjermania perëndimore njohu kufirin Oder-Naise si kufi perëndimor me Poloninë. Pas vitit 1990 kufiri gjermano-polak sërish u kthye në temë qendrore. Polonia i trembej bashkimit të Gjermanisë, me frikën se mos Gjermania kërkonte revizion të kufijve. Në nëntor 1990 u nënshkrua traktati gjermano-polak dhe kufiri Oder-Nais u kthye në një kufi normal evropian. Më këtë u hap rruga për heqjen e kontrolleve në pikat kufitare që të çonin drejt Lindjes.

  • Data 20.12.2007
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ce4L
  • Data 20.12.2007
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ce4L