1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Shengeni funksionon, konstatojnë ministrat e brendshëm të BE

Gjendja e sigurisë në kufijtë e rinj të jashtëm të BE është përkeqësuar- thotë sindikata e policisë gjermane. Kjo s' është e vërtetë, thonë ministrat e brendshëm të BE, të cilët janë mbledhur në Brdo të Sllovenis_ë.

Takim i ministrave të brendshëm të BE-së

Takim i ministrave të brendshëm të BE-së

Bilanci është pozitiv, e përmblodhi Komisari për punët e Brendshme të BE, Franko Fratini përvojën e katër javëve pas hapjes së kufijve të BE me shtetet e Evropës Lindore. Edhe sekretari i shtetit në ministrinë federale të punëve të brendshme, Peter Altmaier i kundërshtoi në hapje të takimit të ministrave të brendshëm në Brdo të Sllovenisë njoftimet, sipas të cilave numri i emigrantëve ilegalë është zgjeruar në mënyrë drastike që prej zgjerimit të zonës së Shengenit:
"Shengeni është sipas të gjitha atyre që dimë një sukses i madh. Shifrat që kemi në katër javët e para nuk të japin shkas të flasësh për një rritje signifikante të kalimeve kufitare, por pa dyshim dëshmojnë se bashkëpunimi në zonën kufitare funksionon në mënyrë të shkëlqyer."
Kryetari i radhës i BE, ministri slloven i punëve të brendshme Dragutin Mate tërhoqi vëmendjen për sukseset që ka arritur vetëm vendi i tij në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE, që prej kur ai është bashkuar me sistemin informativ të përbashkët të Shengenit. Kështu, mbi 1.700 persona të padëshiruar në BE janë penguar të hyjnë në BE, 140 automjete të vjedhura mundën të konfiskohen.
Sekretari gjerman i shtetit Altmaier pranoi se në Gjermani janë kapur në tri javët e para të zgjerimit të Shengenit më shumë çeçenë të hyrë ilegalisht. Këtu bëhej fjalë në radhë të parë për refugjatë, që kishin paraqitur në Poloni një lutje për azil.
"Këta persona u kthyen pas në Poloni. Këto janë procedura fare normale, të cilat ne i ndeshim edhe në kufijtë me Austrinë dhe Francën që prej shumë e shumë vitesh." Ministri i brendshëm i BE, Franco Fratini i argumentoi lëvizjet e refugjatëve brenda Evropës në këtë mënyrë:
"Të gjitha problemet vijnë nga politika e azilimit në Evropë, e cila nuk është harmonizuar sa duhet. Prandaj ne kemi nevojë për një politikë të përbashkët evropiane". Shtetet e BE vërtet që ranë dakord në vitin 2005 për standarde minimale të përbashkëta për lutjet për azil, por vetëm Gjermania dhe katër shtete të tjera e kanë integruar deri tani plotësisht vendimin e BE në ligjvënien e tyre nacionale. Disa shtete të tjera e kanë zbatuar këtë pjesërisht, por pa dyshim jo të 27 shtetet. Në shembullin e Cecenisë del në pah se sa e ndryshme është para së gjithash politika e azilimit. Prandaj edhe sekretari gjerman i shtetit Altmaier kërkoi më shumë përbashkësi në politikën evropiane të azilimit.
  • Data 28.01.2008
  • Autor Ulrike Bosse/ Brdo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CxsQ
  • Data 28.01.2008
  • Autor Ulrike Bosse/ Brdo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CxsQ