1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shengen: Udhëtim pa pasaportë

Rumania dhe Bullgaria duan të heqin kontrollet në kufinjtë me shtetet e BE-së. Gjermania dhe vende të tjera nuk duan t`u japin anëtarësi të plotë në "Zonën e Shengenit". Çfarë është "Shengen"?

Kufiri Rumani- Moldavi

Kufiri Rumani- Moldavi

Shengen është një fshat i vogël në Luksemburg, ku në vitin 1985 u nënshkruan kontratat e para midis vendeve të BE-së për heqjen e kontrollit kufitar. Që nga ajo kohë numri i shteteve që marrin pjesë në zonën e Shengenit, është rritur vazhdimisht. Krahas 22 vendeve anëtare të BE-së, në të marrin pjesë edhe Zvicra, Lihtenshtajn, Norvegjia dhe Islanda. Britania e Madhe dhe Irlanda përdorin rregullat e kufirit pa kontroll për shkak të vendndodhjes së ishujve. Qipro, Rumania dhe Bullgaria janë në radhën e pritjes për tu futur në zonë. Qipro nuk mund të marrë pjesë në zonë sepse veriu i saj mbahet i pushtuar nga Turqia. Rumania dhe Bullgaria nuk i plotësojnë, sipas mendimit të disa vendeve që janë në zonën e Shengenit, mes të cilave edhe Gjermania, kushtet e nevojshme për të hequr kontrollin kufitar me vendet fqinjë anëtare të BE-së.

Kriter i rëndësishëm është aftësia e vendeve të Shengenit, që të sigurojnë kufijtë e tyre të jashtëm me shtetet jo anëtare të BE-së, në mënyrë që të ndalojnë futjet ilegale dhe kriminalitetin. Komisioni i BE-së ka aprovuar ndërkohë këtë aftësi të Rumanisë dhe Bullgarisë, pas një afati kalimtar disavjeçar. Gjermania dhe Hollanda janë skeptikë dhe e kanë shtyrë disa herë heqjen e kontrollit kufitar me këto dy vende të Ballkanit.

Grenzübergang Bulgarien Türkei

Bullgari - Turqi

Bullgaria dhe Rumania janë "në hapësirën e Shengenit"

Për ta bërë çështjen edhe më të komplikuar, ashtu siç i takon BE-së: Me pranimin në vitin 2007 në Bashkimin Evropian, Rumania dhe Bullgaria janë bërë juridikisht anëtarë të zonës së Shengenit. Sepse rregullat fillestare nga paktet e Shengenit janë bërë ndërkohë pjesë e Pakteve të BE-së dhe kolonat kryesore për tregun e brendshëm si dhe qarkullimin e lirë brenda BE-së. Rumania dhe Bullgaria janë të detyruar të respektojnë barazimin e politikës së azilit dhe të vizave, të kontrollit të fortë në kufirin e tyre të jashtëm, ndjekjen e kriminalitetit të drogës, luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së mishit të bardhë. Përveç kësaj janë pjesë të "Sistemit të Informimit të Shengenit", (SIS), që i mundëson autoriteteve policore në BE akses të shpejtë mbi të dhënat e hyrje- daljeve në kufi. Një sistem tjetër për mbledhjen elektronike të të dhënave të vizave dhe futjeve- daljeve ilegale në zonën e Shengenit, është duke u përgatitur.

Rregulli i vetëm që Bullgaria dhe Rumania nuk mund ta vënë në jetë është heqja e kontrollit të personave në kufi, pra si të thuash vetëm pjesën sipërfaqesore të paktit të Shengenit.

Përjashtimet për lirinë e qarkullimit pa kontroll

[23053201] Bulgarian border policemen with a dog patrol along the wire fence epa02576215 Bulgarian border policemen with a dog patrol along the wire fence near Kapitan Andreevo border crossing point between Bulgaria and Turkey some 300km from Sofia, 11 February 2011. Romania and Bulgaria hoped to join the EU's border-free zone in March 2011, but Germany and France have already urged Brussels to delay their bid due to concerns about its ability to combat corruption and crime. EPA/VASSIL DONEV +++(c) dpa - Bildfunk+++

Policia kufitare, Bullgari

Për qytetarët e BE-së qarkullimi i lirë i personave brenda "zonës së Shengenit" është bënë në jetë. Me përjashtime të caktuara, për shembull gjatë aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare, kontrollet kufitare në kufirin e brendshëm mund të futen përkohësisht. Kjo ka ndodhur për shembull gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit si dhe në kuadër të G-8 apo takimit të nivelit të lartë të NATO-s. Disa shtete të BE-së të kryesuar nga Franca dhe Gjermania futën në qershor 2012 kontrollin kufitar, meqenëse nga një shtet i jashtëm i BE-së u futën shumë refugjatë në zonën e Shengenit. Që të bëhet kjo duhet të shihet më parë nëse kjo përbën rrezik për sigurinë publike. Greqia, sipas mendimit të shumë ministrave të brendshëm të BE-së, nuk është në gjendje të sigurojë sa duhet kufirin e saj të jashtëm me Turqinë. Disa kanë frikë se nëpërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë do të shtohen futjet ilegale nga Ukraina dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sepse është një herë në hapësirën e Shengenit, nuk mund të kufizohet më nga tregu i brendshëm.

Përpjekja e Danimarkës, që të fusë vazhdimisht kontroll doganor në kufijtë e vet, u ndalua disa muaj mënjanë në vitin 2011. Dhënia e vizave për "hapësirën e Shengenit" është pjesë e procesit të azilit në Bashkimin Evropian. Refugjatë dhe azilkërkues marrin lejen e qendrimit për vendin ku futen dhe mund të lëvizin pastaj të lirë brenda Evropës.

Rumania dhe Bullgaria kanë tashmë liri qarkullimi

Përzierja e problematikës së Shengenit me gjendjen në Rumani, që vijnë tani në numër më të madh në Gjermani, është i gabuar, mendon deputetja evropiane, Franziska Keller. Në Bruksel ajo shpjegon që romët, mund të lëvizin të lirë në BE sa kohë që janë qytetarë rumunë, dhe mund të vendosin të qëndrojnë atje. Kontrolli kufitar në kufirin rumun- BE nuk përbën pengesë.

EU-Innenministerrat

Ministrat e brendshëm të BE-së

Ministri gjerman i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich, i tha revistës "Der Spiegel": "Kush vjen për të marrë ndihmat sociale, dhe e keqpërdor këtë, ai duhet të ndalohet në mënyrë efektive". Por këto keqpërdorime nuk mund të pengohen me mbajtjen e kontrollit të personave në kufirin e brendshëm, sepse për qytetarët e BE-së vlen liria e qarkullimit. Këtë e di edhe Hans-Peter Friedrich, i cili i kërkon romëve që janë dëbuar tashmë nga Gjermania që të mos kthehen sërish. Ky është sulm në lirinë e qarkullimit dhe në rregullat e Shengenit.

Në disa vende të hapësirës së Shengenit mund të vihet nga disa pjesë të Afrikës dhe Azisë me viza speciale. Detyrimi i vizave vlen për Rusinë dhe Turqinë. Pa viza mund të hyjnë për tre muaj në vendet e BE-së amerikano- veriorët, shumica e amerikano- jugorëve, australianët dhe japonezët. Qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të futen po ashtu pa viza në BE. Përjashtim bëjnë vetëm qytetarët e Kosovës, e cila nuk njihet nga të gjitha shtetet e BE-së.