1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shembulli i populistit Geert Wilders në Holandë mund të bëhet model në vende të tjera

Kristiandemokratët holandezë formojnë koalicionin me liberalët e djathtë, të toleruar nga ekstremisti i djathtë Geert Wilders. Hera e parë në Evropën perëndimore që një parti islamofobe ka ndikim në formimin e qeverisë

Geert Wilders, si populist dhe islamofob mjaft i kritikuar

Geert Wilders, si populist dhe islamofob mjaft i kritikuar

Evropa ndryshon dhe kozmosi i Holandës së vogël është një indikator i besueshëm për kthesën në shumë vende. Nga një vend liberal, model i tolerancës dhe lirisë ky vend po rrezikon të kthehet në një vend të mbyllur, të izoluar, në të cilin përkatësia në një fe tjetër, veç asaj kristiane, të kthehet në shenjë dalluese. Ndalimi i planifikuar i burkës, kufizimet për emigracionin për qytetarët nga vendet joperëndimore, shkurtimet sociale dhe reduktimi i kontributeve në BE të bëjnë të vëmendshëm.

Në Holandë po fryjnë erëra të tjera, të cilat u fusin të dridhura myslimanëve dhe organizatave bamirëse. Por edhe fqinjët evropianë të holandezëve duhet të pyesin veten: Mos është Holanda tërësisht në përputhje me prirjen evropiane? Si mund të ndodhë që një populist dhe demagog si Geert Wilders brenda një kohe të shkurtër ta çojë partinë e tij në një rezultat zgjedhor dyshifror duke i vënë përpara partitë tradicionale?

Holanda jo më model i një shoqërie konsensusi dhe tolerance

Geert Wilders është që tani shefi në prapaskenë i qeverisë. Vrasja e populistit të djathtë, Pim Fortyun në vitin 2002, e kritikut të islamit dhe regjisorit, Theo van Gogh dy vite më vonë si edhe rezultati negativ i referendumit të BE-së në vitin 2005 lëshuan sinjalin e ndryshimit të paradigmës në Holandë. Modeli i një shoqërie konsensusi dhe tolerance nisi të shpërbëhej sepse tensionet në vend, për një kohë të gjatë u fshehën nën mantelin e shtetit bamirës social.

Zentrale Programmredaktion Daniel Scheschkewitz

Daniel Scheschkewitz komenton

Tashmë tregohen efektet e asaj që u lejua formimi i subkulturave nga të huajt e vendosur në periferi. Këta të fundit u rehatuan në cepat e gjetur të shtetit bamirës, pa u përpjekur të jenë vetë aktivë në integrim.

Partitë tradicionale humbasin votues - rreziku i fenomenit Wilders

Bashkëjetesa paqësore u zëvendësua nga tendencat në rritje të polarizimit. Për politikën kjo nuk përbënte ndonjë temë, përsa kohë që mjaftonin të ardhurat nga taksat, dhe njerëzit vazhdonin të votonin partitë tradicionale. Por tanimë Geert Wilders dhe pasuesit e tij po e shkundin mirë imazhin e një vendi tradicionalisht të hapur dhe të orientuar nga shkëmbimi mes kulturave.

Shembulli i Wilders mund të bëhet model edhe në vende të tjera evropiane. Politika e Francës ndaj romëve gjendet në një harmoni kritike me tonin armiqësor në shtetin e mullinjve të erës dhe kanaleve të famshëm. Në Hungari partia ekstremiste e djathtë Jobbik mori 15% të votave, edhe në Poloni, Danimarkë, Sllovaki janë futur në parlament parti armiqësore ndaj të huajve, Gert Wilders nuk është një rast i veçuar dhe zjarrvënësit e tolerancës fetare shpejt mund të gjejnë imitues përtej Holandës.

Autor: Daniel Scheschkewitz

Redaktoi. Pandeli Pani