1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shefi i UNMK-ut, Lamberto Zannieri viziton Beogradin

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, ka filluar vizitën në Beograd, të parën që nga marrja e detyrës si shef i UNMIK-ut. Kjo vizitë do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

default

Prishtina

Vizitën në Beograd të shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanniri, analistët e cilësojnë si një vizitë simbolike që nuk mund të reflektojë në politikën e brendshme të Kosovës. Ata thonë se shefi i UNMIK-ut, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka një pozicion krejt tjetër krahasuar me shefat e tjerë të Administratës Ndërkombëtare, të cilët kanë qenë të plotëfuqishëm në vendimet e tyre.

Shefi aktual i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, i cili po qëndon në Beograd, do të bisedojë me autoritetet e atjeshme, çështjen e trashigimisë kulture e fetare serbe në Kosovë, vijat administrative të komunave serbe, për policinë dhe gjyqësinë. Këto çështje janë theksuar edhe në planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut, ku thuhet se në konsultime duhet të përfshihet edhe Beogradi zyrtarë.

Analisti, Driton Lajqi, thotë se për këto cështje është biseduar edhe më herët me Beogradin zyrtarë dhe rezultatet gjithmon kanë qenë të vogla. "Në bisedimet e UNMIK-ut me Beogradin, ku do të diskutohet për serbët e Kosovës, nuk priten rezultate, sepse, biseda të tilla teknike ka pasur edhe në të kaluaren dhe rezultatet kanë qenë të pakta. Tash, Beogradi po përpiqet që këtyre bisedave tu jap kahje politike, mirëpo, kjo nuk do të reflektohet në politikën e brendshme të Kosovës ", thotë Driton Lajqi.

Autoritetet e Beogradit, nuk e pranojnë planin e Marti Ahtisarit, mbi bazën e të cilit Prishtina zyrtare shpalli pavarësinë. Ndër pikat kryesore në planin e Marti Ahtisarit është çështja e decentralizimit, ku parashihet edhe formimi i komunave të reja serbe. Ky proces tashmë ka filluar në Kosovë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, mirëpo qysh në fillim janë paraqitur problemet e para me krijimin e komunave serbe. Këtë e pohon ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, i cili megjithatë shpreson se serbët do ta pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Sidoqoftë, udhëheqësit politik kosovar, vazhdimisht u bëjnë thirrje serbëve që mos të shikojnë nga Beogradi por, të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës, sepse, kjo është në të mirë të përmirësimit të jetës së tyre. Që kjo të arrihet, udhëheqësit politik të Kosovës janë pajtuar që në biseda të përfshihet edhe Beogradi zyrtarë, mirëpo, bisedimet të zhvillohen vetëm në cilësinë e dy vendeve fqinjë.

  • Data 23.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiKJ
  • Data 23.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiKJ