1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shefi i ri i UNMIK-ut, diplomati italian Lamberto Zannieri, mbërrin sot në Kosovë

Lamberto Zannieri do të zëvëndësojë shefin e deritashëm të UNMIK-ut, gjermanin Joakim Rycker, i cili nesër largohet nga Kosova.

Rezidenca e UNMIK-ut në Prishtinë, Kosovë

Rezidenca e UNMIK-ut në Prishtinë, Kosovë

Përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, janë në pritje të arritjes në Prishtinë të shefit të ri të UNMIK-ut, diplomatit italian, Lamberto Zannieri. Shefi i deritashëm i UNMIK_ut, gjermani Joakim Rycker, do të largohet nesër nga Kosova, pas përfundimit të mandatit të tij dyvje­çar në krye të UNMIK-ut. Administrata e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë nën rezolutën 1244 të KS-it, mirëpo, misioni do t'i nënshtrohet një procesi rikonfigurimi.

Autoritetet e Prishtinës, kanë pranuar që UNMIK-u të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë, por kanë kërkuar sqarime shtesë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, se në cilat fusha UNMIK-u do të ketë kompetenca dhe kur do të largohet përfundimisht misioni nga Kosova. Kjo më gjasë, do të mësohet nga takimi i sotëm i KS-it, ku do të shqyrtohet në detaje raporti i sekretarit Ban Ki Mun për rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Në letrën që dërgoi në Prishtinë, Ban Ki Muni la mundësinë që UNMIK-u, të luajë rolin e vet në vendbanimet serbe, në fushën e policisë, gjyqësisë, doganave dhe trashëgimisë kulturore e fetare. Këto përgjegjësi, sipas analistëve përputhen me kërkesën e qeverisë së Beogradit për ndarje funksionale të pushtetit në vendbanimet serbe, gjë që sipas tyre do të shënonte ndarjen etnike të rajoneve. Këtë rrezik e ndiejnë edhe përfaqësuesit e misionit të ri të BE-së në Kosovë, madje këtë shqetësim ata e kanë shprehur hapur. Por ata janë të bindur se komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë kantonizimin e Kosovës, sepse sipas tyre kjo nuk i shërben ndërtimit të një shoqërie shumëetnike, synim ky i deklaruar tash e sa kohë nga komuniteti ndërkombëtar.

  • Data 20.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENVA
  • Data 20.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENVA