1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shefi i policisë të Këlnit suspendohet

Shefi i Policisë së Këlnit është suspenduar pas akuzave se ka fshehur të dhëna për sulmet natën e Vitit të Ri. Ministri i Brendshëm i Landit tha se pret detaje të tjera nga hetimi javën e ardhshme.

Wolfgang Albers

Wolfgang Albers

Shefi i Policisë së Këlnit, Wolfgang Albers, u lirua përkohësisht nga detyrat e tij. Këtë ua njoftoi në Dyseldorf gazetarëve, ministri i Brendshëm i Landit të Renanisë Veriore- Vestfalisë, Ralf Jäger. "Ky hap është i rëndësishëm në mënyrë që të rivendoset besimi publik dhe aftësia e policisë së Këlnit për të vepruar", e argumentoi Jäger vendimin e tij.

Ministri i Brendshëm tha se ai kishte folur personalisht me Albersin dhe se shefi i policisë kishte treguar "shumë mirëkuptim". Vendimi zyrtar u mor pak pasi policia u kritikua për paaftësinë e saj për të parandaluar rreth 1000 vetë nga zhvatja dhe ngacmimi seksual i grave në stacionin qendror të trenit në Këln, në 31 dhjetor.

Zyrtarët e policisë do të zhvillojnë tani hetime për të hetuar incidentet e 31 dhjetorit dhe të nxjerrin "përfundimet e nevojshme", tha Jägeri. "Njerëzit duan të dinë dhe me të drejtë se çfarë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ku ishin dorasit dhe si mund të parandalohen incidente si këto", u tha ai reporterëve.

Kryebashkiakja e Këlnit kritikon policinë për mungesën e informacionit

Policia e Këlnit u kritikua rëndë pasi punonjësit e policisë nuk arritën të ndalojnë që dyzinave gra t'u grabiten sende dhe të ngacmohen seksualisht nga grupe meshkujsh të mbledhur në stacionin qendror të trenit. Shefin e Policisë së Këlnit e akuzuan konkretisht se nuk kishte informuar publikun për sulmet dhe se nuk kishte publikuar vendet e origjinës së sulmuesve.

Köln - Oberbürgermeisterin

Kryebashkiakja e Këlnit, Henriette Reker

Kryetarja e Bashkisë së Këlnit, Henriette Reker gjithashtu u distancua nga shefi i Policisë, me fjalët se asaj nuk i kishin përcjellë tablonë e plotë të situatës së sigurisë atë natë.

"Unë nuk mund ta pranoj faktin që si kryetare e bashkisë së qytetit unë i marr këto të dhëna nga media, veçanërisht përsa i përket origjinës së të dyshuarve, që janë nën hetime," tha Reker në një deklaratë zyrtare. "Besimi te drejtuesit e policisë" që ka pasur "është tronditur rëndë" pas këtyre fakteve, shtoi ajo.

Policia liron dy të dyshuar

Autoritetet liruan dy prej të dyshuarve disa orë pasi i patën arrestuar në lidhje me sulmet seksuale në stacionin qendror të trenave të Këlnit në 31 dhjetor, kur grupe meshkujsh u grabitën sende dhe ngacmuan seksualisht një pjese të madhe të grave.

Njëri prej të dyshuarve ishte një 16 vjeçar nga Maroku, kurse tjetri ishte një 23 vjeçar nga Tunizia. Autoritetet i lanë të largohen për shkak të mungesës së provave, i tha Prokurori i Këlnit Benedikt Kortz agjencisë së lajmeve dpa.

Policia e Këlnit gjithashtu regjistroi një shtim të kallëzimeve nga gratë për vepra penale ndaj tyre natën e ndërrimit të viteve. Gati dy të tretat e 170 kallëzimeve të regjistruara deri të premten kishin të bënin me ngacmime seksuale, i citon agjencia gjermane e lajmeve dpa burime të policisë.

Autoritetet po vlerësojnë gjithashtu edhe rreth 350 orë regjistrim me videokamera. Rreth 1000 vetë raportohet se u mblodhën në stacionin qendror të Këlnit natën e ndërrimit të viteve. Ata u ndanë në grupe të vogla dhe grabitën dhe sulmuan seksualisht femra. Ngjarje të ngjashme në një shkallë më të vogël ndodhën edhe në Hamburg dhe në Shtutgart.