1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shefi i policisë britanike jep dorëheqjen në skandalin e përgjimeve

Politika në Britaninë e Madhe është tronditur nga dinamika e skandalit të përgjimeve telefonike nga kompania News International. Tani edhe shefi i policisë britanike dha dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Sir Paul Stephenson.

Dorëheqje e papritur - shefi i policisë britanike, Sir Paul Stephenson.

Në një deklaratë surprizë të bërë para mediave, dhe në transmetim direkt në televizion, numri një i policisë britanike, Paul Stephenson tha se largohet nga posti që mban, pas dyshimeve se kishte lidhje me zëvendëskryeredaktorin e News of the World, Neil Wallis, që është arrestuar për përgjime të paligjshme.

Ish drejtoresha ekzekutive e News International.

Në shënjestër të indinjatës publike - ish drejtoresha ekzekutive e News International.

Stephenson dyshohet se ka praniar një “bakshish” të majmë që përkthehet në qëndrim 5 javë në një hotel luksoz me 5 yje, për shërbime ekstra.

"E kam marrë këtë vendim si pasojë e spekullimeve dhe akuzave që po vazhdojnë ndaj 'Metropolitan Police', për lidhjet me News International" tha Stephenson.

Më parë, ish drejtoresha e kompanisë nën rrebesh, Rebekah Brooks u lirua me kusht, një ditë pasi ishte arrestuar për akuzën e korrupsionit gjatë kohës kur drejtonte News International, “armën” gazetareske të manjatit mediatik Rupert Murdoch.

Brooks është bërë objekti i mërisë së njerëzve, pas zbulimit të përgjimeve që sollën mbylljen e revistës së përjavshme, News of the World.

Në pranga - Andy Coulson, ish shefi i Zyrës së Shtypit të kryeministrit David Cameron.

Në pranga - Andy Coulson, ish shefi i Zyrës së Shtypit të kryeministrit David Cameron.

Kryeministri britanik nën trysni

Kryeministri britanik David Cameron e quajti dorëheqjen e Stephenson, si një “rast shumë të trishtueshëm "duke shtuar se i uronte ish shefit të policisë, më të mirën për të ardhmen. Cameron është vënë nën presion politik të vazhdueshëm, pas lidhjeve të tij personale me ish kryeredaktorin e News of the World, Andy Coulson, që është gjithashtu në pranga. Coulson ka shërbyer si shefi i Zyrës së Shtypit për kryeministrin, pas largimit nga gazeta në 2007, si pasojë e një skandali përgjimesh, që çoi në burgosjen e një gazetari.

Akoma nuk ka mbaruar

Të dielën, manjati mediatik Rupert Murdoch u përball me thirrjet për të shpërbërë perandorinë mediatike në Britani, megjithëse ka kërkuar një falje të dytë publike, mbi skandalin e përgjimeve.

Lideri i Laburistëve, Ed Miliband ka kërkuar ligje të reja mbi pronësinë e koorporatave, në vazhdën e këtij skandali. Miliband tha për gazetën “The Observer” se politikanët britanikë duhet të shohin “me shumë vëmendje“, mënyrën sesi Murdoch ishte i aftë që të dominonte më shumë se 20% të tregut të gazetave, si dhe një numër të madh aksionesh në platformën satelitore.

Autor: Aurel Boriçi (reuters, dpa, afp)

Redaktoi: E.Xhani

DW.COM