1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer viziton Poloninë

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) shkon sot pasdite për një vizitë në Poloni. Ai do të takohet atje me kryeministrin Donald Tusk dhe me homologun e tij polak Radoslav Sikorski.

Në foto shefat e dilomacisve polake dhe gjermane: Sikorski dhe Shtajnmajer

Në foto shefat e dilomacisve polake dhe gjermane: Sikorski dhe Shtajnmajer

Që në vjeshtën e kaluar shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer dhe homologu u tij polak Radolavs Sikorski kishin rënë dakord që të takohen njëherë privatisht jashtë kryeqytetit. Shefi i diplomacisë polake pret Shtajnamjerin në çifligun e tij privat. Pikërisht për shkak të kësaj pjese private kjo vizitë konsiderohet nga shtypi polak si një shenjë e fuqishme që pas një periudhe raportesh të ngrira, marrëdhëniet gjermano-polake ndodhen para një pranvere. Dhe kjo nuk do të thotë se të dy ministrat janë të një mendjeje për të gjitha çështjet.


Antikomunisti konservator Sikorski i cili në vitet e 80-ta kërkoi dhe iu njoh e drejta e azilit politik në Angli çmon lart Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtajnmajer për dallim njihet në Poloni si arkitekt i politikës së jashtme të Shrëderit: kritik ndaj Amerikës dhe sipas pikëpamjeve polake shumë i butë kundrejt Moskës dhe nganjëherë injorues kundrejt Polonisë. Megjithatë për dallim nga koha e Kazhinskit qeveria e re polake nuk shfrytëzon këto dallime në mendime për të mbledhur pikë në politikën e brendshme siç e pat theksuar njëherë edhe vet ministri Sikorski:


'Karta gjermane nuk thumbon më në politikën e brendshme polake, kjo lojë ka marrë fund me dështim. Kjo për faktin se shumica e polakëve nuk kanë më frikë nga gjermanët dhe kjo është gjë e mirë'.


Në këtë ka ndikuar fakti që qeveria e re polake nuk i mban më në krye të agjendës temat e nxehta të marrëdhënieve gjermano-polake. Përshmebull projekti i Berlinit i parë me mosbesim dhe sykritik nga Varshava për ngritjen e monumentit 'Shenjë kundër dëbimit' është deleguar thjesht tek i ngarkuari i ri me çështjet e Gjermanisë.


Sikorski dhe Shtajnmajer po ashtu nuk kanë nevojë për përkthyes: ata mund të komunikojnë pa problem me njëri-tjetrin në gjuhën angleze. Polaku ka kohë që ka paralajmëruar një politikë të re të Bashkimit Evropian ndaj lindjes, Shtajmajeri mund ta pyes tani se çfarë planifikon Varshava në këtë drejtim. Polonia ndryshe prej Gjermanisë angazhohet për inkuadrimin e shpejtë të vendeve si Ukraina në Bashkimin Evropian.


Pas pjesës private të vizitës Shtajnmajer do të marrë pjesë në një debat me srudentë të Universitetit në kryeqytet dhe do të takohet edhe me kryeministrin Donald Tusk. Temë qendrore sipas palës polake do të jenë temat e përbashkëta evropiane.

  • Data 06.04.2008
  • Autor Pallokat, Jan / Warschau (RBB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dcqb
  • Data 06.04.2008
  • Autor Pallokat, Jan / Warschau (RBB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dcqb