1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shefer: Trupat e NATO-s do të qëndrojnë për të garantuar paqen në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-os, Jap de Hop Shefer (Jaap de Hoop Scheffer), konfirmoi në Prishtinë se NATO-ja, ka marrë përsipër të formojë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

default

Sekretari i Përgjithshsëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer

Pas vizitëa në Kosovë, Shefer, tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshi edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur, do të mbajnë trupat e tyre në Kosovë për të garantuar paqen dhe sigurinë.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-os, Jap de Hop Shefer, tha në Prishtinë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe sipas tij, ndarja nuk ka qenë dhe nuk do të jetë opsion i zgjidhjes së problemeve. Ai tha se forcat paqerujatëse, kanë mandat të plotë të veprojnë ndaj çdo kërcënimi, ndërsa, porositi ata që kërcënojnë rendin dhe ligjin se do të përballen me trupat e KFOR-it. "Forcat paqerujatëse, janë këtu dhe do të qëndrojnë. KFOR-i ka mandat, ka trupa të mjaftueshme që nënkupton edhe ato rezervë. Ndaj, KFOR-i është këtu që të mbrojë si shumicën, ashtu edhe pakicën", tha Schefer.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Scheffer, qëndroi në Kosovë, bisedoi me udhëheqësit politik kosovar dhe realizoi një vizitë në pjesën veriore të Kosovës. Gjendja e sigurisë në këtë pjesë tash për tash është e qëndrueshme, por mjaft e brishtë. Trupat e KFOR-it, kontrollojnë kufirin me Serbinë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, tha se NATO ka marrë përsipër formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mirëpo tha se autoriteti kryesor i sigurisë në Kosovë akoma mbetet aleanca veriatlantike. Këtë fakt tha Shefer, do t'ua sqarojë edhe autoriteteve serbe të Beogradit se Forca e Sigurisë së Kosovës sipas tij, do të zhvillohet nën mandatin e NATO-s dhe Rezolutës 1244, si një forcë shumë e rëndësishme për Kosovën. "Unë mendoj, se në periudhë afatgjatë është në interesin e Kosovës dhe të gjithë kosovarëve pa përjashtim që të formohet Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila do të ketë përbërje shumëetnike dhe po përsëris se nuk është armatë", tha Sheffer.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-os, Jap de Hop Shefer, vizitoi Kosovën në kohën kur pritet edhe rikonfigurimi UNMIK-ut. Por akoma e paqartë mbeten përgjegjësitë në fushën e sigurisë. Megjithatë, për sa kohë që rezoluta 1244 e KS-it, është në fuqi, trupat e KFOR-it, të cilët numërojnë mbi 16 mijë, do të vazhdojnë misionin dhe tash për tash nuk pritet zvogëlim i tyre.

  • Data 24.06.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EPpa
  • Data 24.06.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EPpa