1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA zgjedhjet për senatin: ‘Një komb i dyjëzuar’

Vitet e fundit Uashingtoni vazhdimisht ka përjetuar situata të bllokimit politik. A do të përkeqësohet edhe më tepër situata nëse republikanët fitojnë shumicën gjatë ksaj jave në zgjedhjet për senatin?

Që pushteti qeverisës është i ndarë, kjo nuk përbën ndonjë risi në SHBA. Përkundrazi: Shumë shpesh ka qenë më tepër rregulla se sa një përjashtim, që Shtëpia e Bardhë dhe dy dhomat e Kongresit të SHBA-së pra Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve – janë dominuar nga të dyja partitë. Ajo çfarë është e re është polarizimi politik, që po avancon gjithmonë e më tepër qëkurse republikanët në opozitë fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve para katër vjetësh.

Presidenti Barack Obama e përshkroi këtë rezultat si një ‚‘‘ humbje‘‘ në atë kohë, pasi kjo marrëdhënie pati një ndikim të madh ndaj presidencës së tij. Thomas E. Mann, një ekspert i kushtetutës në Institutin Brookings të Uashingtonit thotë, se dominanca e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve i ka bllokuar „të gjitha mundësitë për t‘u marrë me probleme të legjislacionit‘‘.

Thomas E. Mann

Thomas E. Mann

Mos vallë Obama e anashkalon Kongresin?

Nëse Obama do të humbasë edhe shumicën që ka deri tani në Senat, atëherë bllokada do të forochet edhe më shumë, i thotë eksperti DW. Megjithatë ka edhe një mundësi për Obama-n, që ta shmangë bllokadën: Ai mund të vendosë dekrete presidenciale. Për këtë atij nuk i duhet miratimi i Kongresit. Ndërkohë që sa i përket politikës së emigracionit dhe asaj të klimës duket se Obama mund ta verë në jetë një nismë të tillë.

Por kjo jo patjetë rmund të kurorëzohet me sukses, thotë Cameron Seward nga fondacioni „Heritage“: „Republikanët mund ta shfrytëzojnë pushtetin, që ka Kongresi për buxhetin e SHBA-së e kësisoj mund të bllokojnë nisma ligjore, që Obama dëshiron t'i realizojë përmes dekreteve presidenciale.“

Republikanët kanë kërcënuar madje, se do ta rrisin presionin ndaj Obama-s, sië lë të nënkuptohet John Boehner, zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve. Ndaj presidentit madje edhe mund edhe të ngrihet padi, në rast se i tejkalon kompetencat e veta. Deri tani Boehner nuk ka shkuar kaq larg. Por dekretet presidenciale kanë edhe një dobësi tjetër. Sepse ato mund të rrëzohen menjëherë prej qeverisë pasuese në SHBA, vë në dukje ekspreti i kushtetutës.

Ndërhyrje emergjence për Obamacare?

Republikanët priten që eventualisht ta shfrytëzojnë dominancën e tyre në Kongres edhe për t'i dhënë fund projektit lapidar të Oabama-s: „Affordable Care Act“, sigirim shëndetësor për të gjithë. Senatori Mitch McConnel, kryetar i grupit të në Senat, e i cili me sa duket pas zgjedhjeve do tëjetë edhe drejtuesi i mazhorancës, është tërësisht i vendosur, që ta rrëzojë këtë ligj. Për këtë atij i duhet megjithatë shumcia e dy të tretave në senatin me 60 vende.

Por megjithatë republikanët të paktën mund ta kufizojnë reformën në disa aspekte, si p.sh. sa i përket taksimit të aparaturave mjekësore, shpjegon Thomas E. Mann: ‘'Mund të bësh gjithmonë një lloj lufte guerile ndaj ligjeve ekzistuese. Kjo realizohet p.sh. duke kufizuar buxhetet ose duke aplikuar mekanizma të reja agresive kontrolli. Ligji në vetvete nuk tërhiqet përmes këtyre masave, ai mbetet ligj. Por ai bëhet në këtë mënyrë pjesë e ekonomisë dhe shoqërisë amerikane.''

Një nga fushat ku Republikanët mund ta përforcojnë pozicionin e tyre në Kongres, janë emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Këto emërime duhet të miratohen prej Senatit. Katër gjyqtarët të Gjaktës së Lartë ndërkohë janë në detyrë qysh nga fundi i viteve 70-të apo fillimi i viteve 80-të. Nëse këtu në dy vitet e ardhshme do të ketë debate, republikanët do të kenë të drejtën e fjalës, për të vendosur se kush do t'i plotësojë këto vende vakante.

Agjenda e republikanëve

Por si qëndron nëfakt puna me temat politike të republikanëve? Cameron Seëard i fondacionit “Heritage” beson, se pozicionin e ri të fituar në Kongres ata do ta shfrytëzojnë për të trajtuar nëj sërë temash, duke nisur që nga politika energjetike e deri tek reforma fiskale. Disa nisma ligjore, sipas Seward, megjithatë do të hasin në pengesa të mëdha: tek vetoja presidenciale. Sidoqoftë republikanët jo detyrimisht duan të bllokojnë: “Unë mendoj, se nisma të tilla do të kenë efekt sinjalizues. Pozicionet dhe objektivat do të bëhen të qarta e me këtë do të hidhet edhe guri i themelit për garën më 2016 për Shtepinë e Bardhë.”

Zgjedhjet për Kongresin e SHBA – Lojë pushteti në Uashington

Nëse të dyja partitë janë të fokusuara tek zgjedhjet presidencial të vitit 2016 – atëherë a është e mundshme një punë politike konstruktive mes dy institucioneve Shtëpisë së Bardhë të drejtuar nga demokratët dhe Kongresit të dominuar prej republikanëve? Eksperti i kushtetutës Mann ka shpresë, veçanërisht sa I përket temës së tregtisë së lirë, një çështje kjo tradicionalisht e republikanëve.

Administrata e Obama-s ndërkohë po negocion me Evropën për një marrëveshje të tregtisë së lirë TTIP (Tregu Transatlantik dhe marrëdhënia në fushën e investimeve) si dhe me hapësirën e Azisë e Paqësorit për marrëveshjen TPP (Trans – Paqësor). “Me një drejtues republican të mazhorancës në këtë drejtim do të ketë shumë më tepër lëvizje, se sa me Harry Reid nga demokratët që vazhdon t'i përmbahet këtij pozicioni”, thotë Mann. Por në thelb pika e vdekur, pra bllokada e krijuar mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë në Uashington vështirë, se mund të kapërcehet me kaq.

Ekspertët pesimistë

Sa ka të bëjë me klimën e helmuar politike – Dan Holler nga shoqata konservatore e lobiiistëve “Heritage Action of America” mendon se janë zgjedhësit ta që duhet të vendosin: “Ky dyjëzim do të vazhdojë, derisa zgjedhësit të bëjnë të qartë, se çfarë duan”, thekson Holler. “Tani për tani kam përshtypjen, se zgjedhësit nuk e dinë, se çfarë duan ata vërtetë nga Uashingtoni.”

Thomas E. Mann, nga Instituti Brooking, i cili e vëzhgon prej më shumë se 40 vjetësh politikën e SHBA-së, është pesimist. “Eshtë e vështirë ta përfytyrosh, që mund të bëhet edhe më keq - por megjithatë kështu duket. Ka vetëm të mirë dhe të keqe, të zezë dhe të bardhë. E në çdo rast bëhet fjalë për dallime serioze mendimesh lidhur em tema të tilla si: raca, religjioni, roli i qeverisë. Ne jemi ndërkohë një komb i ndarë prej partive.”