1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA-të nuk e mbështesin më hapur Pakistanin

SHBA-s e ka rritur në mënyrë të ndjeshme presionin ndaj sistemit ushtarak te Musharrafit: Pas reagimit ndaj shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, tani SHBA-s kanë vendosur t´i kthejnë shpinën gjeneralit Musharraf.

Dick Cheney në Islamabad

Dick Cheney në Islamabad

Pyetjes së një sondazhi televiziv nëse Musharraf është një njeri i mirë apo i keq, qeveria e Bushit duhet t´i japë sa më parë një përgjigje. Në vitin 2001, presidenti Bush u përgjigj kështu: "Ne kemi një miqësi të mirë. Unë e kam theksuar se do të përpiqemi që të kemi një partneritet të gjatë dhe strategjik."

Benazir Bhutto

Benazir Bhutto, udhëheqëse e opozitës

Por tani si gazetës New York Times, Shtëpia e Bardhë po mendohet nëse Pakistani do të ishte një shtet më demokratik pa gjeneralin në krye. Deri tani SHBA-s e kanë mbështetur Musharrafin dhe sistemin e tij ushtarak. Sipas autorit Adiran Levy qeveria pakistaneze ka ndihmuar në furnizimin e vendeve si Libia, Korea e Veriut apo Irani me teknologji bërthamore. Levy sapo ka botuar një libër mbi bizneset e gjeneralëve pakistanezë. Sipas tij, Shtëpia e bardhë e ka ditur gjithmonë se ç´ndodh: "Në vitin 2001 mund të thuhej fare qartë se ekzstonte një grup militant, i cili kishte lidhje me Al Kaidën dhe Talibanin dhe i ndihmonte ato për transportimin e lëndëve bërthamore. Por ky grup nuk operonte nga Iraku. Shërbimi sekret tha se ishte Pakistani."

Ndalimqarkullimi në Islamabad, Pakistan, 3 nëntor 2007

Ndalimqarkullimi në Islamabad, Pakistan, 3 nëntor 2007

Sot, 6 vite më pas dhe 11 milardë dollarë ndihmë financare shtesë, Shtëpia e Bardhë duhet të vendosë, nëse do ta mbështesë akoma Musharrafin, apo do të hartojë një plan rezervë. Teresita Sheffer, ish ambasadore amerikane në Pakistan, thotë: "Asnjë qeveri ushtarake nuk mund të qeverisë përgjithmonë. Gjenerali Musharraf ka mbi 6 muaj që ndodhet në një krizë të thellë. Në rast se duam që qeveria pakistaneze të funksionojë në mënyrë afatgjatë, atëherë duhet të kujdesemi që ajo të jetë demokratike."


Por SHBA-s duhet të mbrojnë gjithashtu interesat e tyre në Pakistan. Zëdhënësi i Pentagonit Geoff Morrell u shpreh hapur: "Pakistani është një vend shumë i rëndësishëm për ne, sidomos përsa i përket trupave tona në Afganistan. 75 përqind e mallarave që u çojmë trupave tona në Adfganistan, vjen nga Pakistani. Plus 40 përqind e benzinës, e cila prodhohet në rafineritë pakistaneze."

Kush i kontrollon 40 deri në 70 bombat atomike pakistaneze? Kush lufton kundër Al Kaidës? Kurt Campbell, ekspert pranë institutit Neë Security në Uashington thotë: "Në fakt ushtria është faktori kryesore të paktën për momentin. Mendoj se kjo është pika më e rëndësishme për amerikanët. Ata ja bëjnë të qartë qeverisë pakistanezë qëndrimin e tyre." Ndoshta kështu ata do ta zëvendësojnë gjeneralin Musharraf me ndonjë gjeneral tjetër.

  • Data 16.11.2007
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CHzt
  • Data 16.11.2007
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CHzt