1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

SHBA-të kërkojnë më shumë trupa gjermane në jug të Afganistanit

Kërkesa e SHBA-ve për dërgimin e ushtarëve gjermanë në jug të Afganistanit ndesh në kundërshtimin e qeverisë dhe politikanëve gjermanë.

default

Demonstratë kundër angazhimit të Bundeswehr-it në Afganistan.

Në numrin e sotëm të gazetës gjermane "Süddeutsche Zeitung" Ministria gjermane e Mbrojtjes në Berlin ka marrë një letër nga ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, drejtuar homologut të tij gjerman, Franc Jozef Jung.

Kommando Spezialkraefte (KSK) der Bundeswehr

Komanda speciale të Bundeswehr-it

Në letër ministri amerikan i mbrojtjes, Gejts e ka shtuar presionin ndaj Gjermanisë për të rritur kontigjentin e saj në Afganistan, dhe për më tepër për të vënë në dispozicion trupa në jug të vendit, rajon ky mjaft i rrezikshëm ku zhvillohen luftime. Deri tani gjermanët u ishin shmangur këtyre kërkesave duke këmbëngulur që trupat të mbeten në veri të vendit. Por pas njoftimit zyrtar të Kanadasë se do të tërheqë trupat e saj nga jugu, në rast se aleatët e tjerë të trupës multinacionale ISAF në Afganistan nuk do të dërgojnë forca shtesë. Gjermania tani nuk mund t'i bëjë më bisht kërkesës së NATO-s për më shumë trupa.


Po a do të dërgojë Gjermania trupa në jug të Afganistanit dhe a do ta rrisë NATO-ja kontigjentin e saj me 3200 ushtarë - siç kërkohet edhe në letrën e minisitrit amerikan të mbrojtjes - gjë që do të thotë edhe rritjen e kontigjentit gjerman?


Zëdhënësi i grupit parlamentar të socialdemokratëve për çështjet e mbrojtjes, Ranier Arnold e ka refuzuar rishpërndarjen e zonave të misionit në Afganistan. Megjithatë ai nuk e mohoi që Bundesvehri duhet të përgatitet për misione luftarake. Ai i tha radios gjermane "Deutschlandfunk" se Gjermania gjendet përpara këtij problemi dhe detyrat në Afganistan i ka zbutur disi, sepse kështu do ta kishim popullatën me vete. "Kjo strategji na ka shkaktuar probleme, prandaj edhe unë e quaj si të gabuar. Mund të konstatojmë pozitivisht se debati për trupën e ndërhyrjes së shpejtë në këto tri javë ka bërë të diskutojmë më hapur për këtë temë. Çështja themelore, se për çfarë rreziqesh është e gatshme Gjermania me ushtarët e saj nuk është diskutuar deri në fund. Mendoj se një debat i tillë do të ndizet në të ardhmen."

Gejts kërkon në letrën e tij dërgimin e njësive speciale, trupa të përgatitura për luftë, apo parashutistë e pilotë. Madje thekson në letrën e tij që të shikohet edhe mundësia e një mandati të ri të Bundestagut që do të lejonte dërgimin e më shumë trupave në Afganistan.

Bundestagu lejon që të dërgohen maksimumi 3.500 ushtarë

Ministria e gjermane e Mbrojtjes konfirmoi se një letër e tillë u ka arritur edhe aletatëve të tjerë të NATO-s. Kështu takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s që do të zhvillohen javën e ardhshme në Vilnë do të jetë tepër i rëndësishëm. Misioni në Afganistan do të luajë aty një rol të rëndësishëm, sepse ky mision pritet të zgjasë disa dekada. Sipas fjalëve të ministri britanik të mbrojtjes, NATO-ja nuk mund të rrezikojë që Afganistani të kthehet në një bazë terroristësh.

Ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, i kishte kërkuar homologut të tij gjerman, Franc Josef Jung, në një letër, që të vërë në dispozicion për operacione luftarake në jugun e rrezikshëm të Afganistanit ushtarë gjermanë. Gazeta "Süddeutsche Zeitung" e karakterizon letren " si jashtëzakonisht të ashpër". Një kërkesë të tillë SHBA-të ia kanë drejtuar edhe Francës. Sipas gazetës "Süddeutsche Zeitung" Gates kërkon nga Gjermania njësi me helikopterë dhe trupa luftimi, si dhe parashutistë. Gjermanët duhet të zëvendësonin në vjeshtë 3 200 ushtarë amerikanë.

  • Data 01.02.2008
  • Autor Arapi, Lindita
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D11F
  • Data 01.02.2008
  • Autor Arapi, Lindita
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D11F