1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA skeptike për qëndrimin e Iranit në grindjen atomike

SHBA do t'i zgjerojnë sistemet e tyre të mbrojtjes ndaj raketave që do të instalohen në vende të ndryshme të Gjirit Persik. Synimi është t'i presin kështu rrugën një sulmi të mundshëm prej Iranit.

Në konfliktin me Iranin për bombën atomike janë të ndërthurrura interesat e shumë fuqive

Në konfliktin me Iranin për bombën atomike janë të ndërthurrura interesat e shumë fuqive

Kërcënimi i Obamës lë gjurmë në Teheran

Kërcënimi më i ashpër i Obamës në fjalën e tij për gjendjen e kombit i adresohej Teheranit:

"Meqënëse udhëheqja politike e Iranit po vazhdon t'i shpërfillë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, një gjë duhet thënë pa mëdyshje: Teherani do të përballet me pasoja të ashpra."

Mesazhi i Obamas duket se ka arritur ndërkohë në Teheran. Presidenti Ahmadenixhad njoftoi në TV shtetëror se do të bëjë kthesë në lidhje me programin atomik. Po Uashingtoni do të shohë fakte dhe nuk mjaftohet më me premtime bosh.

Teherani vazhdon t'i injorojë kërkesat e OKB-së duke vazhduar ndërtimin e sistemeve nëntokësore të tuneleve dhe bunkerëve si dhe veprimtarinë sekrete për ndërtimin e bombës atomike, thuhet në akuzat e qeverisë së Obamës.

SHBA janë të bindura se Irani kupton vetëm gjuhën e forcës

Obama propozoi pas ardhjes në post, që Teherani të çojë në Francë dhe Rusi 1.200 kg uranium për ta pasuruar aty në masën që nevojitet për përdorimin civil. Për të diskutuar për këtë ofertë amerikanët e ndërprenë madje vitin e kaluar bllokadën duke i ofruar Iranit pas tri dekadash sërish tryezën e bisedimeve. Më kot.

Ministri amerikan i Mbrojtjes është tani i bindur se Irani kupton vetëm gjuhën e forcës:

"Në rajonin e Gjirit Persik kemi intensivifkuar shumë bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë. Ne do të krijojmë atje një sistem rajonal për mbikqyrjen detare dhe ajrore të shoqëruar me një sistem për mbrojtjen ndaj raketave."

30 mijë vetë po stërviten për të mbrojtur naftësjellësit

Sipas gazetës New York Times USA po vendosin në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në Kuvajt sistemin e tyre për mbrojtjen prej raketave, Patriot. Po ashtu SHBA po e ndihmon Arabinë Saudite për shkollimin dhe trajnimin e një trupe prej 30.000 vetësh për mbrojtjen e naftësjellësve. Të gjitha këto sipas fjalëve të Obamës bëhen se

"Armatosja atomike e Iranit kërcënon të gjithë rajonin dhe në fund të fundit të gjithë botën."

Pas dështimit në fundjavë të provave të ushtrisë amerikane për t'u mbrojtur nga raketat iraniane (30.01), presidenti Obama është edhe më i shqetësuar dhe do të vendosë një raund të ri sanksionesh ndaj Iranit. Kësaj radhe sanksionet synojnë të prekin zemrën e sistemit iranian, importet e naftës, prej të cilave Irani është mjaft i varur, për shkak të mungesës së rafinerive në vend.

Për të shtuar dhe ushtruar një presion masiv ekonomik ndaj Iranit qeveria e Obamës do t'u drejtohet partnerëve evropianë, ngaqë mendon se as Rusia dhe as Kina nuk do të kenë ndonjë interes të madh t'u bashkohen sanksioneve.

Duke bërë deklarata të tilla Uashingtoni zyrtar harron të përmendë apo të vërë re se ka ende një numër të madh firmash amerikane që bëjnë fshehurazi tregti me Iranin, duke përdorur për këtë qëllim Dubain.

Autor: Ralf Sina/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 03.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lr9L
  • Data 03.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lr9L