1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: Rusia mbështet direkt separatistët

SHBA ngre akuza të reja kundër Rusisë për mbështetje aktive të separatistëve. Ndërkohë sipas ekspertëve në terren avioni mund të jetë qëlluar nga një raketë.

Sipas të dhënave të OSBE-së, hetues malajzianë që kanë inspektuar vendin ku ra avioni Boeing në Ukrainën lindore supozojnë se avioni është qëlluar me një raketë, arsyeja që ka shkaktuar katastrofën. Provë për këtë janë pjesë të avionit të rrëzuar që tregojnë një seri vrimash. "Bëhet fjalë për pjesën mbuluese. Edhe malajzianët janë të mendimit se copëzat e metalit, janë pjesë të një rakete", i tha Michael Bociurkiw nga misioni i vëzhguesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpuni, OSBE në Europë ditën e enjte ZDF-së, televizionit të dytë gjerman.

ZDF tregoi pamje të pjese metalike të avionit të shoqërisë Malaysia Airlines, e cila ende një javë pas katastrofës ende nuk është siguruar. SHBA dhe qeveria ukrainase kanë fajësuar deri më tani separatistët në Ukrainën lindore për qëllimin e avionit malajzian me 298 vetë në bord. Rebelët e mohojnë një fakt të tillë. Deri më tani nuk janë paraqitur prova të qarta për autorësinë.

Vagonë me viktima në zonën e kontroluar nga ukrainasit

Vagonë me viktima në zonën e kontroluar nga ukrainasit

SHBA ngre akuza kundër Rusisë

Ndërkohë në territorin e rrëzimit të avionit janë zbuluar kufoma të tjera, disa janë futur në zonën e kontrolluar nga trupat ukrainase. Të premten pritet të dërgohen të gjitha viktimat e gjetura në Holandë. Një ekip ndërkombëtar me 200 ekspertë po punon në Holandë për të identifikuar viktimat. Policia holandeze bëri të ditur, se kjo ka për të zgjatur.

Ndërkohë në gjendjen e krizës aktuale, SHBA kanë ngritur akuza të reja kundër Rusisë. SHBA akuzon rusët se kanë ndërhyrë në mënyrë aktive në luftimet që po zhvillohen në Ukrainën lindore. Ka shenja se ushtria ruse ka qëlluar me artileri nga territori rus drejt njësive ukrainase, u shpreh një zëdhënëse e departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, sipas agjencisë gjermane, dpa. Ajo iu referua të dhënave nga shërbime sekrete të vendeve mike.