1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA - Rusi: Pozicione të ngurtësuara në konfliktin e Sirisë

Në konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih del në pah grindja për çështjen se si mund t'i jepet fund luftës civile në Siri.

Në qendër të konferencës së Sigurisë që mbahet në Mynih vazhdon të jetë tema e Sirisë. Zëvendëspresidenti amerikan Biden dhe ministri i Jashtëm rus, Lavrov, janë takuar në konferencë përzemërsisht por kanë qëndruar ngurtë në qendrimet e tyre.

Der russische Außenminister Sergej Lawrow Sicherheitskonferenz München

Sergej Lavrov

Megjithatë, SHBA do të përpiqen për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. "Është e rëndësishme të punojmë së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia", tha Biden, duke e përmendur si çështje kryesore të diskutueshme: konfliktin në Siri, sistemin evropian të mbrojtjes nga raketat, si dhe dallimet në çështjet e të drejtave të njeriut. "Këto dallime ekzistojnë ende."

E dukshme u bë në Mynih grindja për çështjen se si mund t'i jepet fund luftës civile në Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tregoi bindjen se presideneti Bashir al-Assad është i sigurt në karrigen e tij dhe se armët kimike të regjimit janë të siguruara: "Ne jemi duke e vëzhguar këtë dhe jemi të sigurt se nuk ka arsye për t'u shqetësuar"

München Sicherheitskonferenz Joe Biden

Joe Biden

Kurse zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, vlerëson se pushtetmbajtësit Assad, i ka ardhur fundi dhe kërkoi dorëheqjen e tij: "Ai është një tiran që i është ngjitur pushtetit. Ai nuk është në gjendje të drejtojë për një kohë të gjatë popullin sirian. Ai duhet të largohet." Biden kërkoi sërish sulm të komunitetit ndërkombëtar mbi Sirinë.

Fjalë të qarta të kryetarit të opozitës siriane

Lavrov u takua në Mynih për herë të parë me kryetarin e opozitës siriane, Ahmed Moas al-Chatib. Të dy kanë biseduar në kuadër të Konferencës së sigurisë, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve duke iu referuar rretheve të delegacionit. Mbi përmbajtjen e bisedimeve nuk janë dhënë detaje. Rusia nuk pranon ndërhyrjen ndërkombëtare në luftën civile në Siri.

Më parë Al- Chatib i pati drejtuar një apel komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë në luftën civile në Siri. "Ne jemi duke përjetuar një tragjedi", tha ai. Qeveria e kryetarit të shtetit Assad, torturon fëmijët dhe lejon përdhunime të qëllimshme të grave. Ekziston "një brutalitet i pabesueshëm i këtij regjimi," - tha Al-Chatib. Ai akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk "trajton me moralin e duhur" masakrat që po ndodhin në vendin e tij.

Lakhdar Brahimi und Joe Biden

Lakhdar Brahimi dhe Joe Biden

I ngarkuari i KB me Sirinë, Lakhdar Brahimi u përpoq në bisedimet e zhvilluara në Mynih me Lavrovin, Bidenin dhe ministrin e Jashtëm iranian Ali-Akbar Salehi që të gjente rrugët për daljen nga qorrsokaku. Irani është aleat i Assadit.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Leon Panneta shprehu shqetësimin se në Siri armët mund të bien në duar të milicëve hizbollah. Kaosi në Siri ka bërë që të arrihet një gjendje në të cilën armët mund të transportohen lehtë në kufi, tha Panetta, për agjencinë e lajmeve AFP. Ushtria izraelite pati bombarduar pak ditë më parë objektiva në Siri. Sipas të dhënave të një përfaqësuesi amerikan, në këtë rast bëhej fjalë për raketa që mund të binin në duar të hizbollahëve.