1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA pret nga Ankaraja dëshmi për çështjen Gylen

PP (AFP/dpa)25 Gusht 2016

Biden për Gylen: Uashingtoni nuk ka asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë, por nevojiten prova.

https://p.dw.com/p/1Jp9Y
Fotografi: Reuters/M. Aktas/Prime Minister's Press Office

Me rastin e vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara, qeveria amerikane deklaroi se Turqia nuk i ka dorëzuar deri tani prova për përfshirjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen në tentativën për grusht shtetit më 15 korrik 2016. Ankaraja vërtet ka paraqitur katër kërkesa për ekstradimin e Gylenit, por këto nuk kanë të bëjnë me grushtin e dështuar të shtetit, tha një pëfaqësues i qeverisë amerikane.

Mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë, por ....

Gjatë takimit me kryeministrin turk Binali Jildirim Biden shprehu mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë. "Ne i kuptojmë ndjenjat e forta të qeverisë turke dhe të njerëzve, kur është fjala për çështjen Gylen, tha Biden në Ankara. Lidhur me kërkesën për ekstradim Biden tha: "Ne bashkëpunojmë me autoritetet turke." Uashingtoni nuk ka "asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë".

Joe Biden dhe Binali Jildirim
Joe Biden dhe Binali JildirimFotografi: picture-alliance/abaca/H. Goktepe

Qeveria e SHBA-së insiston që edhe në rastin e kërkesës për ekstradim për Gylenin të zbatohen procedurat e zakonshme ligjore. Përgjegjëse për këtë është Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tha një përfaqësuesi i qeverisë amerikane. "Politizimi" i çështjes do të ishte "kundërproduktiv", tha Biden duke theksuar se Presidenti amerikan Barak Obama mund të përballet me një procedurë largimi prej postit, nëse urdhëron dëbimin e të huaji.

Biden mbështet Turqinë

Të mbështetur nga një ofesivë e ushtrisë turke kryengritësit sirianë vunë nën kontrollin e tyre para pak fillimit të vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara Dsharablusin që gjendet në kufirin mes dy vendeve. Ushtria e Lirë Siriane rimori këtë qytet që ishte deri tani bastion i IS-it, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas takimit me Joe Biden. Forcat e armatosura amerikane e mbështetën ofensivën tokësore me aviacionin e tyre ushtarak dhe këshilltarë, sikurse njoftoi qeveria e SHBA-së.

Türkei Offensive gegen IS in Syrien
Fotografi: Getty Images/AFP/B. Kilic

Nënpresidentit amerikan Joe Biden tha se mbështet Turqinë në kërkesën e saj për tërheqjen e milicëve kurdë nga pjesë të Sirisë Veriore. Luftëtarët kurdë duhet të tërhiqen nga qyteti Manbitsh në bregun lindor të lumit Eufrat, kërkoi politikani amerikan.