1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA po negocion për tërheqjen e menjëhershme të Mubarakut

SHBA janë duke negociuar me përfaqësues të qeverisë egjiptiane për tërheqjen e menjëhershme të presidentit Husni Mubarak. Synimet janë që pushteti të kalohet tek një qeveri provizore e mbështetur nga ushtarakët.

default

Demostruesit në sheshin Tahrir, Kajro

Një skenar i mundshëm është që Mubaraku t'ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit, Omar Suleiman. Qeveria tranzitore duhet të kërkojë dialog me grupet opozitare, përfshirë edhe Vëllazërinë e ndalur Myslimane, tha qeveria amerikane. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Barak Obama ka bërë të qartë, se ka ardhur koha për një kalim të rregullt të pushtetit.

Mubarak Anhänger nahe Kairo nach den Zusammenstößen in Alexandria Ägypten

Idhtarë të Mubarakut në Kajro

Presidenti egjiptian Mubarak ka refuzuar deri tani të tërhiqet. Ai tha se do të qëndrojë një herë për një herë në pushtet megjithë protestat e vazhdueshme dhe eksceset e dhunës.

Të enjten 82 vjeçari tha në një intervistë në stacionin amerikan ABC se në parim është i gatshëm të tërhiqet, por refuzoi dorëheqjen e menjëhershme. Sipas mendimit të tij në këtë rast "do të shpërthente menjëherë kaosi". Lidhur me trazirat e përgjakshme në sheshin Tahrir në Kairo Presidenti tha, se ndihet keq për shkak të shpërthimit të dhunës. Ai nuk do që egjiptianët të luftojnë kundër egjiptianëve. Megjithatë përgjegjësinë për dhunën ia vuri Vëllazërisë Myslimane.

Në sheshin Tahrir në Kairo nata kaloi e qetë. Mijëra demonstrues e kaluan natën aty. Këtë të premte priten sërish protesta. Aktivistë të opozitës shpallën ditën e premte "ditën e largimit" të Mubarakut.

USA Süd Korea Hillary Clinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton

Ministrja e Jashtme e SHBA Hillary Clinton dënoi sulmet kundër gazetarëve në Kajro. "Sulmet janë të papranueshme" tha ajo. Ato përbëjnë një shkelje të normave ndërkombëtare dhe të lirisë së shtypit.

Gjatë trazirave të dhunshme mbështetës të qeverisë goditën me shkopinj gazetarët e huaj, duke shkatërruar pajisjet e tyre. Dhjetëra gazetarë të huaj u arrestuan, duke përfshirë edhe dy të gazetës amerikane "The Washington Post".

Sipas të dhënave të forcave të shpëtimit në sheshin qëndror Tahrir dje, të enjten një qytetar i huaj u rrah për vdekje. Dëshmitarë okularë njoftojnë se kryesisht simpatizantët e Mubarakut ushtrojnë gjueti ndaj gazetarëve të huaj.

Autor: DW/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 04.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10AcD
  • Data 04.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10AcD