1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA paralajmërojnë nga sulmet terroriste në Evropë

Ministria e Jashtme e SHBA u bën thirrje shtetasve amerikanë të shtojnë kujdesin në udhëtimet në Evropë. Kujdesi veçanërisht duhet shtuar në udhëtimin me mjete të transportit publik dhe pranë atraktiviteteve turistike

default

Sheshi i Potsdamit në Berlin

Pas disa ditësh të paralajmërimeve jozyrtare, ministria e Jashtme e SHBA shqiptoi tani zyrtarisht një paralajmërim për udhëtimet në Evropë. Në bazë të gjendjes aktuale të informacioneve, besohet se Al-Kaida dhe grupe të tjerra terroriste planifikojnë atentate në Evropë, thuhet në një deklaratë me shkrim. Në të ministria i paralajmëron qytetarët e SHBA që jetojnë në Evropë, ose udhëtojnë atje, që për sigurinë e tyre të tregojnë kujdes të veçantë.

Terror Terrorismus Bedrohung Anschläge Europa Paris Eiffel Turm

Edhe Parisi i rrezikuar

Kujdes duhet patur veçanërisht në transportin publik

Edhe fluturimet dhe qarkullimi me anije, si dhe metrotë e qendrat, ku mblidhen turistët mund të bëhen objekte të atentateve. Terroristët mund të përdorin për këtë mjete ndihmëse dhe armë kundër institucioneve publike dhe private. Prandaj shtetasit e SHBA duhet të jenë sa më të kujdesshëm, ta vëzhgojnë ambjentin përreth tyre dhe të marrin masat e duhura të sigurisë për vete, kur nisen për udhëtim.

Ne qendër të planeve për atentate, të cilat ndodhen ende në fazën fillestare, mund të jenë tetë gjermanë dhe dy britanikë. Këtë thuhet se e ka mësuar shërbimi i fshehtë pakistanez në telefonata të përgjuara, të cilat i kanë zhvilluar të dyshuarit me të njohur të tyre në Evropë. Shërbimet e fshehta amerikane besojnë se pas planeve ndodhet edhe Osama bin Ladeni. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të thotë se Bin Ladeni do të përfshihej për herë të parë që prej 11 shtatorit 2001 drejtpërdrejt në planifikime për atentate.

Großbritannien Deutschland Verkehr Arriva Bus in London

Paralajmërim për udhëtimet në Evropë. Autobuz në Londër

Për momentin paralajmërimi për udhëtim nuk ka pasoja të drejtpërdrejta.

Ajo nuk i lejon qytetarët e SHBA që të tërhiqen falas nga udhëtimet e prenotuara. Veç kësaj paralajmërimi për udhëtim nuk synon të bëjë që udhëtarët të heqin dorë nga planet e tyre për të udhëtuar, u tha ditët e fundit në Uashington. Megjithatë, shoqëritë e udhëtimeve llogaritin që tani me një pakësim të udhëtimeve të biznesit dhe private nga SHBA për në Evropë. Paralajmërimi për udhëtimet i ministrisë së Jashtme të SHBA vlen hë për hë deri në 11 janar të vitit, që vjen.

Autor: Rüdiger Paulert/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PUlR
  • Data 04.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PUlR