1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: Paralajmërim për sulme nga Al-Kaida

SHBA: Plane të mundshme sulmi të al-Kaidës në prag të zgjedhjeve.

Autoritetet federale amerikane kanë paralajmëruar për sulme nga ana e Al-Kaidës në Nju-Jork rreth të martës (08.11), ditës kur zhvillohen zgjedhjet. Policia e Nju-Jorkut njoftoi se njoftmet nuk janë konkrete dhe do të shqyrtohen. Për këtë po bashkëpunohet me FBI-në dhe agjencitë e tjera të sigurimit. Një zëdhënës i agjencisë përgjegjëse për aeroportet dhe portet e konfirmoi po ashtu paralajmërimin, por nuk dha ndonjë hollësi. Nga qarqet qeveritare në Uashington mësohet se ka të dhöna jokonkrete për një kërcënim relativisht të ulët të grupit islamik Al-Kaida.

USA Präsidentschaftswahlen Wähler vor Wahllokal (AP)

Gjatë zgjedhjeve përpara qendrave të votimit në SHBA formohen radhë të gjata

Vigjilencë

Stacioni CBS News, njoftoi pa dhënë burime, se shërbimet sekrete amerikane kishin paralajmëruar autoritetet në shtetet e Nju-Jorkut, Teksasit dhe Virxhinias për plane të mundshme sulmi të al-Kaidës për ditën e hënë. Informacione të sakta për vendin nuk u dhanë. FBI-ja i komentoi këto lajme në përgjithësi me fjalët se organet për mbrotjen prej terrorizmit në SHBA janë në vigjilencë.

Sipas përvojës gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të Kongresit përpara qendrave të votimit formohen radhë të gjata.