1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: Përmbytje në jug, zjarre në perëndim

Ndërsa shteti amerikan i Luizianës është rrënuar nga një përmbytje e shekullit, në Kalifoni po largohen mijëra vetë prej nga zjarreve. Zjarrfikësit dhe ndihmësit e emergjencës punojnë me intensitet të vazhdueshëm.

Nga përmbytjet shkatërruese në shtetin jugor të SHBA-së, Luizian, së paku njëmbëdhjetë vetë kanë gjetur vdekjen, sipas informacioneve të fundit nga autoritetet. „Kjo është një përmbytje historike“, tha Guvernatori John Bel Edwars. „Kjo është e pashembullt.“

Më shumë se 20.000 njerëz u desh të evakuoheshin në vende të sigurta nga përmbytjet, 8000 prej tyre u dërguan në strehimore emergjence. Për më tepër, 34.000 persona janë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike. Më shumë se 40.000 shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet.

Ndërkohë që vërshimet vazhdojnë të rrjedhin në drejtim të jugut, autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të reja. 20 qarqe tashmë janë shpallur zona fatkeqësie, për të mundësuar lirimin e fondeve nga buxheti federal amerikan.

Reshje të vazhdueshme dhe 80.000 njerëz në rrezik

Që nga e premtja (121.08) në Luiziana niveli i ujit u rrit si pasojë e reshjeve të fuqishme, rajone të tjera tashmë ndodhen nën ujë. Ekipet e shpëtimit janë në detyrë të vazhdueshme. Veçanërisht rëndë është prekur zona rreth Baton Rouge, kryeqyteti i Luizianës.

Nga ana tjetër vetëm 3.000 kilometra në perëndim të Luizianës, njerëzit do të gëzoheshin për pakëz shi. Në shtetin e Kalifornisë pyjet janë goditur nga zjarret. Në rajonin San Bernardino, rreth njëqind kilometra në verilindje të Los Anxheles, më shumë se 30.000 shtëpi dhe banesa janë përfshirë nga zjarri. Më shumë se 80.000 njerëzve u është bërë thirrje nga autoritetet të largohen nga zona. Guvernatori Jerry Brown shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Në veri të Kalifornisë zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë kundër një zjarri të madh të pyjeve, që që nga e shtuna (13.08) ka përfshirë ndezur rajonin Clayton në veri të San Françiskos. Zjarri ka shkatërruar, sipas autoriteteve, deri tani 4000 hektarë tokë dhe më shumë se 175 shtëpi janë djegur. Rreth 1700 zjarrfikës ndërkohë mundën t'I venë disa zona nën kontroll.

Policia arrestoi një burrë 40-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie. Kalifornia ka qenë duke vuajtur për pesë vjet nga thatësira rekord. Pemët dhe shkurret e thara marrin flakë edhe nga shkëndijat më të vogla.