1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA ndihmon Ukrainën

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i ka premtuar ndihma Ukrainës. Ai tha se SHBA-ja do ta mbështëtë Kievin.

Biden dhe Turçinov

Biden dhe Turçinov

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden deklaroi gjatë vizitës së tij në Kiev, se Uashingtoni është i gatshëm ta mbështetë ekonominë ukrainase. Por në një fjalim para deputetëve ukrainas, Biden paralajmëroi për rreziqet nga korrupsioni. Ai theksoi domosdoshmërinë e luftimit të kësaj dukurie. Ukraina do të mund të arrinte edhe sigurinë e furnizimit me energji, por për këtë ka nevojë për më shumë kohë. Qeveria në Uashington do ta ndihmojë udhëheqësinë ukrainase në ndërtimin e një Ukraine unike, theksoi Biden.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale, me 25 maj 2014, janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi, tha ai. Biden është deri tani politikani më i lartë amerikan që e ka vizituar Ukrainën prej shpërthimit të krizës. Në Kiev ai ka takuar edhe presidentin e përkohshëm Alexander Turçinov, kryeministrin Arseni Jazenjuk dhe shumë parlamentarë.

SHBA ka kërcënuar Rusinë me sanksione ekonomike, në qoftë se Moska nuk i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar në Gjenevë për çarmatosjen e personave të armatosur në Lindje të Ukrainës dhe nëse nuk lirohen godinat e okupuara atje. Këtë e ka përsëritur sërish një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme amerikane.