1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: Moska duhet të bashkëpunojë me Poroshenkon

Luftime të reja në rajonin lindor ukrainas, ndërkohë që sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkon nga Rusia të bëjë hapa afrimi me presidentin e ri, Petro Poroshenko.

Vazhdojnw luftime të ashpra në Lindje të Ukrainës. Në qytetet Slovjansk dhe Kramatorsk trupat proukrainase kanë vënë përdorim avionë luftarakë dhe artileri kundër pozicioneve të separatistëve. Edhe nga rajoni i Luhanskit ka njoftime për luftime të reja. Në Donjeck, qytetin e kontrolluar nga separatistët prorusë, persona të armatosur rëndë kanë hequr barrikadat para administratës së rajonit. Mediat lokale njoftojnë se e vetëshpallura "Republika Popullore e Donjeckut", e cila nuk njihet nga Kievi, kërkon të kthejë ndërtesën e administratës në rezidencën e saj qeveritare. Të enjten trupat proruse hodhën në erë një helikopter në Slovjansk, ku humbën jetën 12 ushtarë ukrainas. Separatistët akuzojnë Kievin dhe trupat qeveritare se kanë penguar civilët, ndër ta edhe fëmijë të largohen nga Slovjansku.

Ndërkohë OSBE njofton se ka humbur kontaktin edhe me një grup tjetër vëzhgues në Lindje të Ukrainës. Nga e enjtja, OSBE nuk ka kontakt me një grup që ndodhet në Lugansk, njofton organizata në faqen e saj zyrtare. Edhe me grupin e humbur që të hënën, OSBE nuk ka kontakt aktualisht. Fillimisht ishte njoftuar nga separatistët se katër vëzhguesit e rrëmbyer të OSBE-së, do të liroheshinn së shpejti. I vetëshpalluri kryetar bashkie i Slovjanskut, Vjatsheslav Ponomarjov kishte deklaruar të enjten se përkrahësit e tij do të duhet të zbardhin fillimisht se kush janë këta persona dhe çfarë kanë kërkuar në rajon. Vëzhguesit e OSBE-së nga Estonia, Danimarka, Turqia dhe Zvicra e kishin humbur kontaktin me qendrën e OSBE-së të hënën në mbrëmje.

Separatistë prorusë në Slovjansk

Separatistë prorusë në Slovjansk

Kerry: Shqetësim për luftëtarë nga jashtë që shkojnë për luftime në Ukrainë

Në kuadër të përpjekjeve për dhënien fund të dhunës në Ukrainën Lindore sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Moskës të bëjë hapa afrimi me presidentin e ri të Ukrainës, Petro Poroshenko. Kerry e bëri këtë të qartë në një telefonatë me ministrin e Jashtëm Rus, Sergej Lavrov ditën e mërkurë. Rusia duhet të bashkëpunojë me Poroshenkon për mos lejuar shkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, ka thënë Kerry, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve. Kerry ka shprehur shqetësimin për njoftimet që luftëtarë të huaj, sidomos ata çeçenë, kanë ardhur përmes Rusisë në Ukrainë.

Edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy gjatë ceremonisë së Çmimit Karl në Aachen, me të cilin ai u nderua, u shpreh se destabilizimi i Ukrainës dhe vendeve të tjera në rajon nga ana e Rusisë është i papranueshëm. Edhe kreu i qeverisë ukrainase, Arseni Jazenjuk tha po në Aachen se "Askush nuk ka të drejtën të shkelë kartën e OKB-së dhe të vendosë kufij dhe mure të rinj në Europë."