1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA meriton lëvdata

Sidomos në Gjermani, SHBA kritikohen rregullisht. Por operacioni amerikan kundër epidemisë ebola në Afrikë duhet të mbështetet plotësisht, mendon Miodrag Soric.

Jo, amerikanët nuk mund t'ua bëjë qejfin të gjithëve. Sidomos jo evropianëve, që ndonjëherë shprehen të pakënaqur për "vëllain e madh" përtej Atlantikut. P.sh. si në rastin e luftërave amerikane në Irak apo Afganistan. Jo vetëm aty ushtria e SHBA-së fiton çdo betejë, por në fund humbasin luftërat. Uashingtoni lë pas vende të cilat pas tërheqjes së trupave amerikane duken më keq se sa para pushtimit. Dhe jo vetëm për këtë antiamerikanizmi gëzon në Evropë përkrahje. Në Gjermani, ka edhe diçka tjetër: Shumë gjermanë janë ende të zemëruar se shërbimi sekrtet i SHBA-së ka përgjuar për vite telefonin celular të kancelares dhe deri tani nuk ka kërkuar falje për këtë prerje në besë.

Antiamerikanizmi aktual

Kjo favorizon ndjenjat antiamerikane dhe nuk u jep shtysë negociatave mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë TTIP. Bisedimet po vazhdojnë ngadalë. Shumë evropianë janë kundër marrëdhënieve të ngushta tregtare me SHBA. Si justifikim përmendet pulat e rrezikshme të dezinfektuara me klor ose misri i modifikuar gjenetikisht. Por edhe nëse arrihet një marrëveshje, askush në BE nuk do të jetë i detyruar që të blejë gjëra që nuk i do. Por aktualisht është "në modë" që në parim të mos u besosh amerikanëve. Kur diskutohet për TTIP harrohen përfitimet - si rritja e fortë ekonomike apo standardet e unifikuara për industrinë. Me pak fjalë, marrëdhëniet transatlantike duken aq të keqe sa nuk kanë qenë që nga koha Ronald Reaganit. Kush do ta kishte menduar disa vite më parë këtë, kur në Shtëpinë e Bardhë, hyri Barack Obama!

Miodrag Soric

Miodrag Soric

Ai i ka hyrë tani me vendosmëri luftës kundër ebolës. Presidenti Obama do të dërgojë deri në fund të nëntorit rreth 4000 pjesëtarë të ushtrisë në Afrikën Perëndimore për të siguruar infrastrukturën mjekësore për kontrollin e sëmundjes. 17 qendra të trajtimit për të infektuarit me ebola pritet të ndërtohen në Liberi. Infermierët e infektuar së shpejti mund të trajtohen në një spital fushor, që po ngrenë SHBA-të në aeroportin e Monrovias. Uashingtoni ka dërguar edhe specialistë për laboratoret: Në të ardhmen, në Liberi, rezultatet e testeve për ebolan do të jenë në dispozicion brenda disa orësh. Amerikanët do të trajnojnë atje mijëra vullnetarë, në mënyrë që ata të mund të trajtojnë më pas të sëmurët.

Ndërkohë në Evropë po dëgjohen sërisht zëra që ankohen për militarizimin e ndihmës mjekësore dhe humanitare. Atyre duhet t'u thuhet se vetë "Mjekët pa kufij" kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë. Për shkak se shpërthimi i sëmundjes rrezikon edhe Liberinë, Guinenë dhe Sierra Leonen, që kanë infrastrukturë të dobët shëndetësore, të sigurisë, të administratës publike, dhe të ekonomisë lokale.

Madje dhe Kuba e përshëndet angazhimin amerikan

Pra, në vend që të kritikohet Uashingtoni, duhet të mbështetet fuqimisht administrata amerikane. Asgjë nuk të lidh më shumë se sa një punë e mirë që e bën së bashku. Në luftën kundër ebolas, po afrohen madje edhe amerikanët dhe kubanët, deri tani në armiqësi: Fidel Castro dërgoi në fillim të tetorit qindra mjekë dhe infermierë në Afrikën Perëndimore. Për këtë atë e vlerësoi në qiell edhe sekretari amerikan i shtetit. Kubanët po u përgjigjen duke e përshëndetur angazhimin e ushtrisë së SHBA-së. Të dyja palët duan të bashkëpunojnë në Liberi. Pra, nëse edhe kubanët e lënë për një kohë mënjëanë qëndrimin e tyre tradicional antiamerikan, duhet që kjo të jetë e mundur edhe në Evropë.

DW.COM