1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA kritikojnë Rusinë për Kaukazin

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sensibilizuar përballë marrshimit të trupave dhe bombardimeve në Osetinë Jugore dhe në Abkazi. Politikanë amerikanë bënë thirrje për heqjen dorë nga dhuna.

Presidenti i Gjeorgjisë, Sakashvili dhe presidenti i SHBA, Bush në Shtëpinë e Bardhë, 5 korrik 2006

Presidenti i Gjeorgjisë, Sakashvili dhe presidenti i SHBA, Bush në Shtëpinë e Bardhë, 5 korrik 2006

Në Kombet e Bashkuara është bërë tashmë i njohur rreziku i luftës në Gjeorgji. Pas zënies ditën e premte me aferat jashtëmartesore të kandidatit për president Xhon Eduards, mediat ju kthyen në fundjavë luftës në Gjeorgji, e cila është vënë në qendër të vëzhgimeve politike.

Kështu presidenti amerikan Xhorxh Bush kritikoi të dielën masivisht trajtimin e Gjeorgjisë nga Rusia. Përdorimi i dhunës është i papranueshëm dhe i tepruar, theksoi ai. Po bëhet gjithçka për ta bërë Rusinë që t`i japë fund fushatës hakmarrëse. Bushi dënoi veçanërisht sulmin me bomba në territoret jashtë Osetisë Jugore.

Por qeveria amerikane përjashton çdo mundësi të ndonjë pjesëmarrjeje ushtarake, dhe për këtë foli e sigurt zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino:

"Ne jemi përqëndruar 100 për qind në zgjidhjen paqësore të konfliktit."

Me shpjegimet që bëri Bushi, të gjithë amerikanët vendosën, ashtu siç pritej, në përkrahje krejt të qartë të gjeorgjianëve, anëtarësimi në Nato i të cilëve dëshirohet prej kohësh. Por ata ndodhen aktualisht para një pyetjeje të vështirë, asaj se si t`u ndihmojnë gjeorgjianëve pa zemëruar krejtësisht Rusinë, e cila ka rëndësi të madhe për SHBA-të për disa çështje të tjera. Prandaj lufta e fjalëve u zhvendos dje tek Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Atje ambasadorët e të dy vendeve u grindën, nëse ministri i jashtëm rus Lavrov, në një bisedë telefonike konfidenciale me ministren e jashtme Rajs (Rice), ka kërkuar dorëheqjen e presidentit gjeorgjian, Sakashvili.

Një sinjal të qartë Shtetet e Bashkuara dhanë në një vend tjetër. Pas lutjes së gjeorgjianëve, ato filluan tërheqjen e 2000 trupave gjeorgjiane nga Iraku.

  • Data 11.08.2008
  • Autor Rydiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EumW
  • Data 11.08.2008
  • Autor Rydiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EumW