1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA kanë nevojë për një strategji për Sirinë

Aksionet e fundit ushtarake të Rusisë në Siri i kanë pakësuar shpresat për një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Uashingtoni ndodhet para një dileme.

Teherani bëri të ditur pas bisedave me Moskën se ditët e ardhshme do të nisë të zbatojë një plan politik për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë. Uashingtoni duket i habitur për këto hapa.

Kjo nuk ishte hera e parë kohët e fundit, që aktivitetit ushtarake të Moskës në Siri sjellin habi. "Unë nuk di të ketë ndonjë paralajmërim të SHBA, përsa u përket këtyre aktiviteteve të shtuara të Rusisë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA, John Kirby. Pas kësaj, ministri i Jashtëm i SHBA, John Kerry theksoi në bisedë me homologun e tij rus, Lavrov shqetësimet e Uashingtonit për mënyrën si vepron Moska. Kjo ishte telefonata e tretë e tij me Lavrovin brenda dhjetë ditësh.

SHBA të pavendosura në konfliktin e Sirisë

Kurse tani vjen deklarata nga Teherani. Ende nuk ka reagim zyrtar nga SHBA. "Plani politik i Republikës Islamike Iran për krizën siriane pas bisedave me përfaqësuesit rusë do të vihet në jetë ditët e ardhshme", tha zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Amir Abdollahian, të martën, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve, Fars.

Shkencëtari amerikan, James Davis bën kërkime në Universitetin e St.Gallenit për temën e politikës së jashtme. Ai nuk është i çuditur nga reagimi i ngadaltë i qeverisë Obama ndaj hapave ushtarakë dhe diplomatikë të Rusisë dhe Iranit.

"Kjo qeveri e SHBA nuk ka qenë veçanërisht e aftë për të zhvilluar një strategji bindëse për Lindjen e Afërme dhe veçanërisht për Sirinë", tha Davis. "Njëra nga pikat e mia kryesore të kritikës është se SHBA nuk kanë vendosur ende, nëse kjo temë është sa duhet e rëndësishme për SHBA." Në vend që të zhvillojë një debat për Sirinë, Uashingtoni "mbështet me gjysmë zemre disa grupe kryengritësish, vendos pastaj se rreziku është Shteti Islamik (IS), por duke e kritikuar njëkohësisht sjelljen e pështirë të Presidentit të Sirisë, Bashar al Assad."

Syrien Damaskus Luftangriffe

Shkatërrimi vazhdon

Shkallëzim midis SHBA dhe Rusisë

Krisitna Kausch, drejtuese e Qendrës Kërkimore për Lindjen e Mesme, FRIDE në Madrid, thotë se Putini përpiqet të ruajë interesat gjeopolitike në një rajon të paqetë. Me përmbysjen e diktatorit Saddam Husein në Irak dhe Muammar al-Gaddafi në Libi nga SHBA ose me ndihmën e SHBA, Moska ka humbur aleatët e saj shumëvjeçarë në rajon. Edhe vetë Irani, një partner tjetë tradicional i Kremlinit është afruar me Uashingtonin, me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore. "E me këtë, regjimi i Assadit është bërë bastioni i fundit i Rusisë në rajon", thotë Kausch.

"Rusia vepron përtej mundësive të saj ushtarake"

Por Paul Baev, ekspert për çështje ushtarake për Rusinë në Institutin e Kërkimeve të Paqes, Prio në Oslo thotë se angazhimi ushtarak i Rusisë në Siri nuk është ndërhyrje e vërtetë. Është më tepër një "show". "Perceptimi i fuqisë ushtarake të Rusisë është i tepruar - pjesërisht për shkak të suksesit ushtarak në Krime. Në fakt, Rusia po vepron mbi mundësitë e saj, sepse duhet të vërë në dispozicion njësi në rajonin e Donbasit, në Ukrainën Lindore", thotë Baev. Sipas mendimit të tij, Rusia mund t'i lejojë vetes të dërgojë një ose dy skuadrilje avionësh luftarakë në Siri, për të luftuar atje kundër IS. Por për sa kohë Rusia nuk ka të stacionuara në vend armë të precizionit të lartë, goditjet do të jenë më pak efektive se të SHBA, thotë Baev.