1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

SHBA: Jepen votat e para për kandidatët presidencialë

Senatori afro-amerikan Barak Obama nga demokratët dhe republikani Majk Hakëbi kanë fituar zgjedhjet e para brendapartiake në luftë për kandidaturën presidenciale.

Në foto: Obama pas fitores në Ajova

Obama pas fitores në Ajova

Barak Obama (Barack Obama) nga demokratët dhe republikani Majk Hakëbi (Mike Huckabee), kanë fituar zgjedhjet e para brendapartiake në luftë për kandidaturën presidenciale.

Senatori Obama synon të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në Ajova ai përjetoi një ngritje të menjëherëshme.

Obama la pas ish-senatorin e Karolinës së Veriut Xhon Eduards dhe senatoren e Nju Jorkut, Hillari Klinton e cila për një kohë të gjatë kryesoi në garën demokrate.

Senatorja demokrate dhe ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton ishte e treta në radhë për nga numri i votave. Megjithatë ajo e ka quajtur fillimin e fushatës 'një natë të rëndësishme për demokratët'. Ndërkaq Barak Obama iu tha ithtarëve të tij se amerikanët po 'Zgjedhin shpresën e jo frikën. Bashkimin e jo përçarjen'. Ne sot po japim një mesazh të rëndësishëm në Amerikë. Ndryshimet po vijnë', tha Obama.
Edhe republikani Majk Hakëbi shoqërohej nga shumë ithtarë të tij. Pasi ka falendëruar ata Hakëbi ka theksuar se 'e para çfarë kemi mësuar është se njerëzitë janë më të rëndësishëm sesa kuletat'.

  • Data 04.01.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkDz
  • Data 04.01.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkDz