1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA-ja zbut kontrollet në aeroporte

10 vjet pas sulmeve ndaj Word Trade Center SHBA-ja me shumë kujdes zbut kontrollet në aeroporte. Këto lehtësime fillimisht vlejnë në katër aeroporte ndër to edhe në Çikago e Denver

default

Atentatorët e 11 shtatorit 2001 rëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përdorën ato si armë. Për të parandaluar përsëritjen e atentateve të tilla në të ardhmen, pak pas sulmeve, SHBA-ja vendosi kontrolle të forta sigurie. Që nga ajo kohë kushdo që udhëton me avion jashtë ose brenda vendit në SHBA duhe të llogarisë me kohë të gjata pritjeje në pikat e kontrollit. Këtej e tutje kjo pritet të ndryshojë.

Me shumë kujdes SHBA-ja është duke i zbutur kontrollet e rrepta, që u vendosën nëpër aeroporte pas 9/11. Kush është mbi 75 vjeç, duke nisur nga dita e hënë (19.03.2012) lejohet të kalojë në pikat e kontrollit të sigurisë pa i hequr këpucët dhe xhaketën. Këto lehtësime fillimisht vlejnë në katër aeroporte ndër to edhe në Çikago e Denver. Fëmijët nën dymbëdhjetë vjeç qysh prej vitit të kaluar s'kanë më nevojë të heqin këpucët gjatë kontrollit. Që pas atentateve të 11 shtatorit ndaj World Trade pasagjerët në SHBA duhet të bëjnë një striptizë të vërtetë duke hequr rripat e pantallonave, këpucët, xhaketat - e kryesisht për pasagjerët e moshuar kjo procedurë ka qenë rënduese. 

Verschärfte Sicherheitskontrollen auf dem Flughafen Frankfurt, Deutschland

Dy zonja 80 vjeçare ishin ankuar për cënim të dinjitetit nga kontrollet e autoriteteve të sigurisë. Atyre u është dashur madje të heqin edhe brezin e mesit. Ministrja për Mbrojtjen e Atdheut në SHBA Janet Napolitano sqaron përse SHBA janë më zemërgjerë tani gjatë kontrolleve: "Menjëherë pas sulmeve terroriste të 9/11 ne nuk kishim mundësi të verifikonim, se cili prej pasagjerëve paraqet rrezikun më të madh dhe na u desh që të paraqesim një program, që vlen për të gjithë. Përvoja vitet e fundit na ka bërë më të mençur se si mund të reagojmë më mirë ndaj rrethanave të tilla."

Verstärkte Sicherheitskontrollen an amerikanischen Flughäfen

Masat lehtësuse PreCheck dhe Global Entry

Edhe për amerikanët më të rinj këtej e tutje fluturimi do të ecë më shpejt. Pothuajse të gjitha aeroportet deri në fund të vitit ofrojnë një të ashtuquajtur procedurë PreCheck.  Kush merr pjesë në këtë procedurë në të ardhmen s'ka më nevojë të heqë këpucët dhe të nxjerrë Laptop e shkumën e rojes nga çanta. Ata që fluturojnë shumë duhet të regjistrohen, të paguajnë 100 dollarë dhe t'u japin përgjigje shumë pyetjeve, se përse fluturon kaq shumë, sa shpesh dhe ku, si dhe nëse ka kryer ndonjëherë kundërvajtje, apo ka kaluar mall kontrabandë në doganë.  Të gjitha këto do të verifikohen. Nëse autoritetet e sigurisë konstatojnë, se personi është i besueshëm, atëherë ai pajiset me një kartë dhe e paraqet atë në sportelin PreCheck. Atje gjithçka funksionon më shpejt. Ashtu si edhe më parë do të kryhet skanimi i trupit dhe me kaq kontrolli merr fund. Por këto lehtësime vlejnë deri tani vetëm për amerikanët.

Kush udhëton nga Gjermania për në SHBA shpesh indinjiohet nga radhët e gjata në pikëkalimet kufitare. Por ndoshta edhe këtu do të ketë disa lehtësime: Global Entry është fjala magjike për hyrjen në SHBA. Kush regjistrohet, u përgjigjet shumë pyetjeve dhe paguan 100 dollarë në vit mund të kontrollohet përmes kompjuterit në SHBA. Deri më sot vetëm Kanadaja, Meksika dhe Holanda kanë qenë të përfshira në Global Entry. Gjermania ende e refuzon këtë program. Autoritetet gjermane konsiderojnë, se amerikanët duan të dinë shumë informacione.

Autor: Sabrina Fritz   / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti