1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA-ja në prag të ndryshimit të kursit në Siri

Nisur nga dyshimet për përdorim të amëve kimike në Siri, SHBA-ja nuk e përjashton opsionin e furnizimit të kryengritësve me armë. Deri më sot Uashingtoni ishte kategorikisht kundër furnizimit me armë në Siri.

SHBA-ja siç duket po tërhiqet nga qëndrimi i deritanishëm, për të mos i furnizuar me armë rebelët në Siri. Tani armatimi i kryengritësve është megjithatë një "opsion", tha Ministri i Mbrojtjes Chuck Hagel. Sidoqoftë deri tani nuk është marrë ndonjë vendim për furnizime me armë, tha Hagel në një konferencë shtypi me homologun britanik Philip Hammond në Pentagon. Hagel nuk shprehu pozicionin e tij personal për këtë temë. "Unë preferoj që t'i verifikoj opsionet për të parë, se cili është opsioni më i mirë në bashkëpunimin me parnerët tanë ndërkombëtarë", tha ministri i Mbrojtjes i SHBA-së.

Deri tani qeveria e SHBA-së e ka refuzuar në mënyrë strikte furnizimin me armë të kundërshtarëve të presidentit të Sirisë Baschar al-Assad. Një gjë e tillë do ta ashpërsonte edhe më shumë luftën civile, thuhet si argumentim. Gjithashtu armët mund të bien edhe në duart e ekstremistëve islamistë. Njoftimet e fundit mbi vënien eventualisht të armëve kimike në përdorim në Siri duket se kanë nxitur ndryshimin e mendimit në SHBA. Presidenti i SHBA-së Barack Obama së fundi u shpreh për disa opsione duke mos e përjashtuar shprehimisht ndërhyrjen ushtarake në Siri. Përpara se të merren vendime të tjera duhet të ketë dëshmi të qarta për përdorimin e lëndëve kimike nga regjimi i Damaskut, tha presidenti. Deri tani ndonëse ka pasur dëshmi për përdorimin e armëve kimike, sipas Obamës "ne nuk e dimë, se si janë përdorur ato, kur dhe nga kushjanë përdorur".

Chuck Hagel në konferencë shtypi me homologun britanik Philip Hammond në Pentagon

Chuck Hagel në konferencë shtypi me homologun britanik Philip Hammond në Pentagon

Ndërkaq nga Siria vazhdojnë njoftimet për luftime të ashpra mes trupave të regjimit të Assadit dhe kryengritësve. Luftimet ndërkohë kanë përfshirë edhe rajonin veriperëndimor përreth qytetit bregdetar Banias, njofton Qendra siriane e Konsulencës për të Drejtat e Njeriut. organizata me seli në Londër akuzon trupat qeveritare dhe milicët besnikë të Assadit, se kanë kryer një masakër në rajon. Gjatë marrjes së rajonit Baida në brigjet e Mesdheut janë vrarë 50 deri në 100 vetë, ndër to edhe gra e fëmijë.