1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA-ja e kënaqur me fitoren e Merkelit

Qeveri dhe politikanë nga shumë vende kanë uruar kancelaren Angela Merkel për fitoren në zgjedhje. Presidenti amerikan Barack Obama theksoi se një qeverie e fortë gjermane, do të forcojë raportet SHBA - Gjermani.

default

Obama uron kancelaren Merkel për fitore

Reagimi i parë dhe më i rëndësishmi nga Uashingtoni erdhi në mbrëmje. Presidenti Barack Obama personalisht e uroi Angela Merkelin për fitoren në zgjedhje përmes telefonit. Deklarata për shtyp e publikuar nga Shtëpia e Bardhë të linte përshtypjen se biseda nuk kaloi në fjalë boshe politike të zakonshme, të cilat do të shkëmbenin në një mbrëmje të tillë zgjedhore. Presidenti është gëzuar për bashkëpunimin e mëtejshëm me kancelaren. Gjermania dhe SHBA-ja janë aleatë të ngushtë dhe kontribuojnë së bashku për lirinë, sigurinë dhe mirëqenien në botë.

Deutschland Flash-Galerie Woche 39 Afghanistan Bundeswehr

Kërkesa të reja në Afganistan?

Urimet dhe kërkesat

Por reagimi i shpejtë dhe personal i Obamës tregoi se ai është shumë i interesuar për marrëdhëniet gjermano-amerikane: në nivel personal dhe në përgjithësi në bashkëpunimin politik. Vëzhguesit në Uashington shprehen të sigurtë se pas urimit, shpejt do të pasojnë edhe kërkesat për qeverinë e re federale. Prej muajsh do të llogaritej me atë që pas zgjedhjeve edhe një herë do të shihej nëse Gjermania nuk dëshiron më të bëjë, për të mbështetur SHBA-në në Afganistan. Në qoftë se ka përsëri një refuzim, të paktën qeveria e re gjermane nuk do të mendojë për një tërheqje të shpejtë të trupave të saj.

Edhe për kampin e të burgosurve në Guantanamo të Kubës mund të ketë të tjera deklarata. Gjermania deri tani ka kundërshtuar që të marrë të burgosur nga ky kamp. Por qeveria amerikane do ta kujtojë me siguri Merkelin se çfarë ajo ka thënë në vizitën e saj të fundit në Uashington në qershor: “Gjermania nuk i shmanget përgjegjësisë. Ne punojmë edhe më tej për këtë në mënyrë konstruktive dhe do të arrijmë edhe rezultate. Për këtë unë jam mjaft e sigurtë”.

Problemi e Obamës me Guantanamon

Obama, duke marrë parasysh fushatën zgjedhore, deklaroi atë kohë se ai e kupton se Gjermania i vë në radhë të parë interesat e veta të sigurisë. Por Obama qëndron shumë më tepër nën presion se ndoshta nuk i përmbahet afatit të shpallur për mbylljen e burgut të Guantanamos, në fillim të dhjetorit. Për këtë ai ka nevojë për çdo ndihmë nga jashtë.

Guantanamo Flash-Galerie

Guantanamo problem serioz i Obamës

Përgjithësisht vëzhguesit nisen nga ajo që marrëdhëniet gjermano-amerikane, me një qeveri federale zi-verdhë, bëhen edhe më të ngushta. Mediat amerikane e cilësuan partinë liberale (FDP) si një mike të mirë të Amerikës, e cila është për një patneritet të ngushtë ekonomik dhe politik.

Por nuk është krejtësisht e qartë se çfarë SHBA-ja pret nga një ministër i mundshëm i jashtëm Guido Westerwelle. Gazetat e shumta shënojnë me interesim se ai do të ishte i pari ministër i jashtëm homoseksual në botë. Se çfarë prioritetesh do të ofrojë ai në politikën e jashtme, natyrisht që kjo mbetet në pikëpyetje.

Në një intervistë para zgjedhjeve me gazetën “Journal”, Westerwelle ka deklaruar vetëm se ai qëndron pas pozicionimeve të përgjithshme të politikës së jashtme të Angela Merkelit.

Autor: Sabine Müller/Mimoza Cika - Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jt8q
  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jt8q