1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA e zhgënjyer me Rusinë për rastin Snowden

Menjëherë pas publikimit të rastit Snowden për azil në Rusi, Uashingtoni ka reaguar i zhënjyer. Pritet me interes nëse kjo ngjarje do të ndikojë në takimin mes Obamës dhe Putinit në shtator .

default

Edward Snowden

SHBA ka reaguar në mënyrë kritike për vendimin e Rusisë, lidhur me ish punonjësin e shërbimit sekret amerikan, tashmë i arratisur, Edward Snowden duke i dhënë azil. "Uashingtoni është i zhgënjyer, që qeveria ruse mori këtë hap, pavarësisht kërkesës sonë publike e private shumë të qartë dhe të bazuar mbi ligj, për të ekstraduar Snowden-in në SHBA, në mënyrë që ai të përballet me akuzat ndaj tij", deklaroi zedhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney. Tani shtrohet pyetja nëse në shtator do të mbahet takimi i planifikuar mes presidentit amerikan Barack Obama dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Moskë.   

Obama pritet të takohet me Putin, në prag të samitit të G20 në fillim të shtatorit në St Petersburg. Por sipas Carney, kjo mbetet për t'u parë."Jemi duke vlerësuar dobinë e samitit, pas këtij vendimi dhe çështjeve të tjera”. SHBA nga ana e saj ka kërkuar ekstradimin e Snowden për t'i bërë procesin, pasi ai akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Këtë qeveria ruse e ka refuzuar. Senatori demokrat, Chuck Schumer, një aleat i Obama-s, tha se vendimi i Rusisë ishte “një hap mbrapa” dhe i kërkoi presidentit të rekomandojë zhvillimin e samitit të G20 jashtë Rusisë. Ish-kandidati republikan për president, John McCain, tha se pas këtij vendimi duhet të ketë “pasoja shumë serioze”. Ditën e enjte (01.08) Eduward Snowden ka lënë aeroportin e Sheremetjevos në Moskë, pasi fitoi statusin e refugjatit.