1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA e gatshme për të vepruar në Irak

Duke pasur parasysh kërcënimin e Irakut nga luftëtarët sunitë të ISIS, SHBA po e përshpejton ritmin. Edhe para formimit të qeverisë së re irakiane SHBA është e gatshme për veprime ushtarake, tha ministri i jashtëm Kerry.

"Luftëtarët e ISIS përbëjnë një rrezik", tha ministri i Jashtëm i SHBA-së John Kerry sipas Departmentit të shtetit të hënën gjatë një vizite në Bagdad. "Atyre nuk mund t'u jepet askund një strehë më e sigurtë." Presidenti Barack Obama në rast nevoje nuk do të tërhiqet nga ndërmarrja e masave ushtarake, edhe pse qeveria e re nuk krijuar plotësisht

Kerry kërkon reforma nga Maliki

Në të njëjtën kohë Kerry kërkoi përparime të shpejta në formimin e qeverisë në Bagdad. "Iraku po përballet me një kërcënim ekzistencial dhe udhëheqësit irakianë duhet t'i përgjigjen me shpejtësinë e nevojshme këtij kërcënimi", tha ministri i jashtëm. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kërkojnë një qeveri, në të cilën janë të përfaqësuar të tri grupet e mëdha të popullsisë shiitët, sunitët dhe kurdët. Këtë të martë Kerry udhëtoi në rajonin autonom kurd në Irakun e veriut.SIpas njoftimeve ai donte të bindte udhëheqjen e kurdëve për të marrë pjesë në një qeveri të re në Bagdad.

Al-Maliki do të vazhdojë të qeverisë

Kryeministri Nuri al-Maliki, shiit, në pushtet që nga viti 2006, akuzohet se ka përjashtuar sunitët dhe kurdët. Kjo politikë bëhet përgjegjëse për krizën aktuale në Irak. Kryeminsitri refuzoi megjithatë të japë dorëheqjen.

Kerry dhe Al Maliki me 23.06.2014 në Bagdad

Kerry dhe Al Maliki me 23.06.2014 në Bagdad

Sipas portalit të lajmeve "Al-Sumaria" ai tha gjatë takimit të tij me Kerryn, se forca më e madhe politike në vend duhet të formojë qeverinë e ardhshme. Partia e Al-Malikit, "Aleanca e shtetit ligjor", doli fituese nga zgjedhjet parlamentare në prill.

Grupi terrorist sunit ISIS (shteti islam në Irak dhe Siri) ka nisur një ofensivë të re në Irak dy javë më parë duke vënën nën kontroll shumë pjesë të vendit. Luftëtarët e ISIS vijnë nga veriu dhe nga lindja drejt Bagdadit. Qëllimi i tyre është krijimi i një shteti islamik nga Mesdheu në Gjirin Persik. Obama deklaroi javën e kaluar se SHBA, nëse është e nevojshme, është e gatshme për sulme precize ushtarake kundër ekstremistëve. Presidenti i SHBA njoftoi dërgimin e deri në 300 këshilltarëve ushtarake, për përjashtoi kategorikisht angazhimin e trupave të këmbësorisë.

Irani forcon mbrojtjen e kufirit

Ushtria irakiane sipas të dhënave të veta ka rimarrë nga xhihadistët një kalim kufitar me Sirinë. Pas Jordanisë edhe Irani ka forcuar mbrojtjen e kufijve të tij me Irakun fqinj. Kjo është një masë parandaluese për të penguar përhapjen e dhunës, tha ministri i Brendshëm, Abdolresa Rahmani-Fasli, në Teheran.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeierm ka inkurajuar ndërkohë bisedime direkte ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite për krizën në Irak. "Pa një marrëveshje ndërmjet Riadit dheTeheran konflikti është vështirë të zgjidhet", tha politikani socialdemokrat në gazetën "Bild". Bisedimet ndërmjet të dy shteteve mund të kontribuojnë për qetësimin e gjendjes në Irak.

Por raporti i dy fuqive rajonale, megjithatë, është i tendosuri. Irani e sheh veten si mbrojtës i shiitëve dhe është një aleat i ngushtë i al-Malikit. Mbretërisë sunite të Arabisë Saudite i duhet të mbrohet kundër akuzave, se bën pjesë ndër mbështetësit kryesorë të ISIS.