1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA e BE forcojnë bashkëpunimin kundër krizës së borxheve

Presidenti amerikan Barack Obama ka siguruar në një takim me udhëheqjen e BE-së në Uashington së do të ndihmojë në luftën kundër krizës së borxheve. Por për çfarë ndihme është fjala mbetet e hapur.

Obama pret Van Rompuy dhe Barroson

Obama pret Van Rompuy dhe Barroson

"Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të japin ndihmën e tyre për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje", tha presidenti i SHBA-së Barak Obama.

Edhe Shtëpia e Bardhë mori vendim për të dhënë ndihmë financiare para zhvillimit të bisedimeve. «Ky është një problem, që ne duhet ta zgjidhim dhe jemi në gjendje ta zgjidhim, si financiarisht, ashtu edhe politikisht. Ne besojmë se nga SHBA duhen dhënë mjete të tjera financiare," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, para mbajtjes së takimit të Obamës me presidentin e BE-së Herman Van Rompuy, presidentin e Komisionit të BE-së José Manuel Barroso dhe kryediplomaten e BE-së, Catherine Ashton: "Kjo është një çështje evropiane, Evropa ka kapacitetet e duhura ta zgjidhë atë. Ne nuk besojmë se nga SHBA duhen dhënë para të tjera, para nga taksapaguesit amerikanë."

OECD paralajmëron

Sa i ngushtë do të jetë bashkëpunimi ndërmjet SHBA dhe BE

Sa i ngushtë do të jetë bashkëpunimi ndërmjet SHBA dhe BE

Më parë shefi i OECD-së, Pier Carlo Padoan, pati paralajmëruar në një konferencë shtypi në selinë e organizatës në Paris, se amerikanët dhe evropianët nuk mund t`i vendosin nën kontroll problemet e tyre me borxhet. Politikanët duhet të përgatiten për rastin më të keq, nëse nuk japin tani sinjale se do të veprojnë me vendosmëri: "Politika vazhdon të qëndrojë prapa, jo vetëm në zonën e euros, por edhe në Shtetet e Bashkuara. Kështu ne mendojmë se veprimi i shpejtë dhe me vendosmëri është i nevojshëm për të shmangur më të keqen."

Bashkëpunim në zgjidhjen e krizës

Obama dëgjon me vëmendje Van Rompuy-n

Obama dëgjon me vëmendje Van Rompuy-n

Në luftën kundër krizës së borxheve SHBA dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojnë më shumë. Me rritjen e bashkëpunimit do të krijohen më shumë vende pune dhe do të nxitet zhvillimi ekonomik, deklaruan të hënën në një deklaratë të përbashkët presidenti amerikan Barack Obama dhe Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso. Barroso tha se janë bërë hapa përpara në luftimin e shkaqeve të krizës financiare dhe të borxheve.

"Ne përballemi më sfidën e përbashkët të vendosjes nën kontroll të borxheve dhe të hapjes së vendeve të reja të punës. Ne të gjithë e dimë se kjo nuk është detyrë e lehtë. Në Evropë ne kemi bërë një rrugë të gjatë për gjetjen e shkaqeve dhe simptomave të kësaj krize. Ne jemi drejtuar tani në qeverisjen ekonomike të Bashkimit Evropian dhe të zonës së euros për të vendosur rregulla më të ashpra në sigurimin e politikave të shëndosha buxhetore dhe në vendosjen e balancave."

Autor: Deutsche Welle/A Cama

Redaktoi: A Verbica