1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA dhe Rusia planifikojnë një konferencë për Sirinë

Qëndrimet e Moskës dhe Uashingtonit në konfliktin e përgjakshëm në Siri dallojnë shumë. Megjithatë, tani ata përmes organizimit të një konference ndërkombëtare duan të gjejnë bashkarisht një zgjidhje.

Për t'i dhënë fund luftës civile në Siri Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën. Ato kanë rënë dakord për thirrjen e një konference ndërkombëtare, mundësisht që në këtë muaj, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me homologun e tij amerikan, John Kerry në Moskë.

Në konferencë duhet të vijnë të gjitha grupet e përfshira në konflikt nga Siria. Rusia dhe SHBA gjithashtu kanë rënë dakord për të inkurajuar qeverinë e Sirisë dhe të gjitha grupet e opozitës për të gjetur një zgjidhje politike, i tha shefi i diplomacisë ruse Lavrov agjencisë së lajmeve Itar-Tass.

Lavrov: " Ne mendojmë për tërë popullatën"

Ministri i Jashtëm rus theksoi se qeveria e tij nuk është e shqetësuar në lidhje me fatin e "disa njerëzve të caktuar " në Siri, por e ka në mendjen te e gjithë popullsia siriane.

Në foto, Sergej Lavrov

Në foto, Sergej Lavrov

Në të njëjtën kohë ai e pranon se nuk do të jetë e lehtë për të sjellë në tryezën e bisedimeve palët e përfshira në konflikt. Një pjesë e madhe e popullsisë ka frikë se "ata që luftojnë kundër regjimit, mund të fitojnë epërsi dhe Siria do të bëhet një vend i sunduar nga ekstremistët."

Kryediplomati amerikan John Kerry nga ana e tij tërhoqi përsëri vëmendjen për rrezikun e shpërbërjes së Sirisë. Kjo mund të ketë pasojë në qoftë se nuk do të arrihet një zgjidhje në tryezën e bisedimeve. Në progresin e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike mund të ndikojë edhe vendimi i SHBA për një armatosje të mundshme të rebelëve sirianë.

Kerry: "Qëndrimet tani janë afruar"

Para takimit me Lavrovin Kerry është takuar në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin. Qëndrimet e Moskës dhe Uashingtonit janë të afërta me njëra-tjetrën, tha Kerry. "Si ne ashtu edhe ju jeni të interesuar në stabilizimin e rajonit, në mënyrë që nga ai mos të ketë ekstremizëm".

Në foto, John Kerry

Në foto, John Kerry

Në verën e vitit të kaluar pesë fuqitë me të drejtë vetoje në OKB dhe disa shtete të Lindjes së Mesme patën rënë dakord në Gjenevë mbi një plan për një tranzicion politik në Siri. Ai parasheh formimin e një qeveria kalimtare, e cila do të përbëhej nga përfaqësues të regjimit aktual dhe opozitës në Damask. "Ky duhet të jetë udhërrëfyesi, me të cilin populli sirian do të gjente paqen", theksoi Kerry në Moskë.

Rusia është një nga mbështetësit e fundit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe së bashku me Kinën ka penguar miratimin e disa rezolutave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër udhëheqjes politike në Damask.

Westerwelle: "Sinjal i fortë për mbarimin e dhunës"

Në foto, Guido Westerwelle

Në foto, Guido Westerwelle

Inisiativa e fundit nga ana e SHBA-së dhe Rusisë është mirëpritur në përgjithësi."Ky është lajm i parë shpresëdhënës qe një kohë shumë të gjatë, sa i përket kësaj çështje", tha Lakhdar Brahimi, përfaqësuesi Special për Sirinë i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe. Ndërkaq ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle foli në Berlin për një "sinjal të fortë për të gjithë për përfundimin e dhunës."