1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA dhe Rusia dënojnë lëshimin e raketës nga Korea e Veriut

Rusia ka dënuar lëshimin e satelitit të planifikuar në Korenë e Veriut si shkelje të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara.

Perëndimi dyshon se Korea e Veriut në fakt, dëshiron të testojë një raketë ndërkontinentale

Perëndimi dyshon se Korea e Veriut në fakt, dëshiron të testojë një raketë ndërkontinentale

Rusia ka dënuar lëshimin e satelitit të planifikuar në Korenë e Veriut si shkelje të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Plani i Phenianit është një shembull për injorimin e vendimeve të Këshillit të Sigurimit, tha një zedhënës në Moskë.

Pak ditë para startimit të njoftuar më parë të një rakete koreanoveriore me rreze të gjatë veprimi, shumë shoqëri ajrore aziatike kanë bërë të ditur për një ndryshim të itinerareve të tyre në rajon. Sipas të dhënave të udhëheqjes komuniste në Phenian, raketa transportuese do të lëshojë mes kësaj të enjteje (12.04) dhe të hënës së ardhshme (16.04) një satelit vëzhgimi në orbitën e tokës.

Koreja e Veriut ka zhvilluar dy teste bërthamore

Koreja e Veriut ka zhvilluar dy teste bërthamore

Perëndimi dyshon se Korea e Veriut në fakt, dëshiron të testojë një raketë ndërkontinentale, e cila mund të ketë një kokë shpërthyese atomike. Përveç kësaj Korea e Veriut, sipas njoftimeve të agjencisë koreanojugore të lajmeve, Yonhap po parapërgatit edhe një test të tretë bërthamor. Parapërgatitjet janë bërë të ditura nga inçizimet satelitore, njoftoi agjencia Yonhap duke iu referuar burimeve të shërbimeve sekrete.

SHBA paralajmëroi vendin komunist para testimeve bërthamore dhe raketave të reja. Ky do të ishte një veprim shumë provokativ, tha zedhënësi i Shtëpisë së bardhë Jay Carney. Shtetet e Bashkuara i kërkuan po ashtu Kinës që t' i bëjë presion Koresë Veriore, që të mos e lëshojë raketën e planifikuar. Ndërkohë bëhet e ditur, se para nisjes së raketës autoritetet koreanoveriore lejuan gazetarët e huaj që ta shihnin atë nga afër. Koreja e Veriut ka zhvilluar dy teste bërthamore - njërën në tetor të vitit 2006 dhe tjetrën në maj të vitit 2009.

Autor: dpa/Kelmendi

Redaktoi: A.Cama