1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

SHBA dhe Këshilli i Europës të shqetësuar për situatën në Rusi

SHBA dhe Këshilli i Europës janë shprehur të shqetësuar për arrestimin e opozitarëve në Rusi. Ministria e jashtme në Uashington kritikoi taktikën agresive të autoriteteve ruse. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Terry Davis i bëri thirrje Rusisë të respektojë konventën europiane për të drejtat e njeriut e cila garanton të drejtën e tubimit dhe lirinë e mendimit. Edhe gjatë ditës së djelë policia ruse ka vazhduar të kundërveprojë me forcë ndaj opozitës në rrugë. Në Shën Petërburg, qytetin e lindjes së presidentit Vladimir Putin forcat e sigurisë arrestuan rreth 200 kundërshtarë të qeverisë. Policët goditën me shkopa gome dhe grushta demonstruesit përpara se të largoheshin me autobuzë nga forcat e sigurisë. Të djelën e ardhshme në Rusi mbahen zgjedhjet parlamentare.

  • Data 26.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CT7a
  • Data 26.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CT7a