1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Gjermania - raporti mes tyre

27 Mars 2013

Nga""Welcome, Ike" tek "Ami Go Home" deri te "Yes, we can", ndikimet e SHBA e kanë ndikuar në mënyrë të dukshme historinë e Gjermanisë. Marrëdhëniet mes të dyja vendeve nuk kanë qenë gjithmonë të paturbulluara.

https://p.dw.com/p/184f6
Fotografi: DW/N. Fischer/Stiftung Haus der Geschichte

Katër fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore e ndanë Rajhun Gjerman dhe Berlinin mes tyre. Sot SHBA dhe Gjermania janë partnerë. Ndërkohë kanë ndodhur shumë gjëra. Një përshtypje për këtë jep ekspozita "Rruga amerikane. SHBA në Gjermani" në Shtëpinë e Historisë në Bonn. Regjistrime historike, dokumente tonike, objekte dhe projektime të përcjellin historinë 68 vjeçare gjermano-amerikane. "Pa SHBA as që mund të mendohet historia e Gjermanisë", thotë kuratori i ekspozitës, prof.dr. Hanno  Sowade. "Ç'gjurmë kanë lënë SHBA në Gjermani? Me cilat ide dalin amerikanët në botë?" Pas dy vitesh të kohës përgatitore tani për këto pyetje mund të marrësh përgjigje në Shtëpinë e Historisë në Bonn - deri në datën 13 tetor. 

Ekspozita e strukturon ndikimin amerikan në Gjermani në tri fusha: në politikën e sigurisë, në ekonomi dhe në kulturë (të jetës së përditshme). "Në një kohë që në fushën e politikës së sigurisë, ndikimi, ose perceptimi i ndikimit - ndoshta është zbehur pak", beson Sorade, "në fusha të tjera ndikimi është forcuar."  Nëse në vitet 1945/1946 flitej për muzikën amerikane, kjo ishte diçka krejt tjetër nga e sotmja. Lady Gaga-n nuk e perceptojnë më sot fare si amerikane. Ajo është pjesë e jetës së përditshme, njësoj si Apple dhe ipod-i".

Ushtar amerikan që ka qenë në bazën amerikane në Ramstein
Ushtarë amerikanë, që ka qenë në bazën amerikane në RamsteinFotografi: Stiftung Haus der Geschichte/Axel Thünker

Nga pushtues në fuqi të preferuar mbrojtëse

Në fillimin e periudhës së pasluftës midis gjermanëve dhe amerikanëve ishin kohë të vështira. Në fund të luftës amerikanët ishin pushtues. Ata patën hedhur bomba mbi qytetet gjermane, patën konfiskuar godina dhe komplekse industriale. Imazhi për kundërshtarin e luftës tek gjermanët qe shumë i rënduar. Por SHBA u përpoqën ta ndryshonin shpejt këtë: ato themeluan organizatën "Cooperative for American Remittances to Europe": Paketat e CARE siguruan mbijetesën e shumë gjermanëve.

Që amerikanët u bënë gjithnjë e më simpatikë për gjermanët, këtë ata ia dedikojnë para së gjithash planit Marshall, me të cilin ata mbështetën kombet që vuanin nga pasojat e luftës. Dhe "bombarduesve me stafidhe", avionëve të aleatëve, të cilët e furnizuan Berlinin Perëndimor në kohën e "Urës Ajrore të Berlinit" me ushqime dhe ndihma. Nga qershori 1948 deri në maj 1949, pushtuesit sovjetikë patën bllokuar të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore për në Berlinin Perëndimor.

Ford Taunus u prodhua në Këln më 1957 sipas modelit amerikan
Ford Taunus u prodhua në Këln më 1957 sipas modelit amerikanFotografi: Stiftung Haus der Geschichte/Martin Magunia

RIAS dhe dalldia pas Elvisit

Por jo vetëm ndihma politike, ekonomike dhe ushtarake e SHBA u prit mirë në Gjermani - para së gjithash kultura amerikane e jetës së përditshme u fut në dhomat e ndenjies së gjermanëve dhe më tej: Elvis Presley dhe Bill Haley u bënë yje në vitet '50 dhe '60. Një rol të madh që muzika e përtej oqeanit ishte kaq e suksesshme në Gjermani kishte RIAS, radioja në sektorin amerikan. Gjithnjë e më shumë gjermanë donin ta dëgjonin muzikën e re, edhe ata në ish-zonën e pushtimit të rusëve.

Ndikimi amerikan në Gjermani tregohet jo së fundi edhe përmes prodhimeve të pafundme të Hollivudit, që shihen në ekranet e kinemave gjermane. Ekspozita i kushton një dhomë të veçantë ëndrrave amerikane në celuloid. Edhe produktet amerikane e pushtuan Gjermaninë sa të hapësh e mbyllësh sytë: Coca-Cola dhe Hot-Dog, Blue Jeans dhe kuzhina me module.

Prej "Ami Go Home" në partneritetin e fortë

"Jo" për raketat amerikane
"Jo" për raketat amerikaneFotografi: DW/N. Fischer/Stiftung Haus der Geschichte

Marrëdhëniet midis të dyja vendeve nuk kanë qenë gjithmonë të paturbulluara: në fund të viteve '60 gjermanët dolë në rrugë kundër "imperializmit të SHBA" dhe kundër luftës së Vietnamit. Në fillim të viteve '80 u protestua kundër stacionimit në Gjermani të raketave me rreze të mesme veprimi të SHBA. Edhe në luftën e Irakut në vitin 2003, Gjermania nuk u vendos në krah të SHBA.

Sot Gjermania dhe SHBA janë partnerë, të cilët sidomos pas 11 shtatorit 2001 ndodhen së bashku para sfidave globale. Gjithsesi, duke ecur me shpejtësi nëpër ekspozitë, impresionohesh kur konstaton sa e amerikanizuar është Gjermania edhe sot, edhe nëse ka shumë ndryshime mes dy kulturave.

Autor: Nikolas Fischer/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica