1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA dhe Evropa të zhgënjyera thellë nga fjalimi i Mubarakut

Pritje e tensionuar për atë çfarë do të ndodhë sot në Egjipt - kjo është atmosfera përreth globit. Shumëkush, edhe presidenti i SHBA-së Barack Obama, prisnin që Mubarak të shpallte dorëheqjen.

Pamje simbolike SHBA - BE

Pamje simbolike SHBA - BE

Në Uashington zhgënjimi është veçanërisht i madh që regjimi në Egjipt është i gatshëm vetëm për ndryshime kozmetike. Presidenti i SHBA-së Barack Obama deklaroi qysh në mbrëmje me shkrim se udhëheqja egjiptiane duhet të bëjë hapa të qartë në drejtim të demokracisë, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague

I ngjashëm ishte edhe reagimi i partnerëve evropianë. Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague u shpreh:

"Ne po shqyrtojmë me kujdes atë çfarë thanë presidenti dhe zëvendëspresidenti i Egjiptit. Nuk është e qartë se çfarë kompetencash po dorëzohen dhe çfarë efekti do të ketë kjo. Ne besojmë se zgjidhja duhet të vijë nga vetë populli egjiptian."

Fjalë edhe më të qarta erdhën nga presidenti francez Nicolas Sarkozy. Menjëherë pas fjalimit të Mubarakut ai kërkoi edhe njëherë dorëheqjen e pushtetmbajtësit egjiptian.

Në foto, Nicolas Sarkozy

Në foto, Nicolas Sarkozy

"Ky hap është i pashmangshëm. Dhe unë uroj nga zemra që demokracia egjiptiane që po lind, të gjejë kohë të mjaftueshme për të krijuar parti politike dhe struktura, të cilat do t'u mundësojnë njerëzve të hyjnë vërtet në rrugën e demokracisë, dhe jo në një tjetër formë diktature, në një diktaturë fetare."

Demokracitë perëndimore do të vazhdojnë të bëjnë ç'është e mundur për të mbështetur demonstruesit, tha Sarkozy, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet.

Autor: Christina Küfner / Eliana Xhani

Redaktoi: Esat Ahmeti