1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

SHBA dhe BE dёnojnё dhunёn gjatё protestёs nё Tiranё

Protesta nё Tiranё nё 25 vjetorin e lёvizjes studentore qё i hapi rrugёn demokracisё nё Shqipёri pёrfundoi me shkallёzim dhune e dёme materiale. SHBA dhe BE e dёnuan dhunёn dhe bёnё thirrje pёr dialog konstruktiv.

Mijёra pёrkrahёs tё opozitёs nё Shqipёri u konfrontuan me policinё gjatё njё proteste tё martёn (08.12) nё qendёr tё Tiranёs kundёr reformave ekonomike tё qevrisё qё sipas tyre kanё rritur varfёrinё.

Dhjetra protestues hodhёn vezё, bojё dhe fishekzjarre ndaj ndёrtesёs sё kryeministrisё si dhe dёmtuan njё bunker-muze pranё Ministrisё sё Brendshme. Nuk ka njoftime pёr tё plagosur dhe tё arrestuar.

Partia Demokratike akuzon qeverinё pёr korrupsion dhe pёrkeqёsimin e gjendjes pёr shqiptarёt. Protestuesit shprehin zemёratё pёr normat e reja tё qeverisё pёr ndёshkimin e atyre qё nuk paguajnё faturat e elektricitetit, me rritjen e kontributeve pёr sigurimet sociale si dhe me rritjen e taksave mbi tё ardhurat. Protestuesit kёrkojnё largimin e qeverisё dhe krijimin e njё qeverie teknike qё tё pёrgatisё zgjedhjet e reja, deklaroi kryetari i Partisё Demokratike Lulzim Basha. "Ky ёshtё fillimi i njё sezoni protestash qё do tё ndalen kur tё arrihet qёllimi", tha ai. Protesta e sё martёs u mbajt nё kuadёr tё 25 vjetorit tё protestave studentore kundёr regjimit komunist qё i hapёn rrugёn fundit tё sistemit njё partiak dhe zgjedhjeve tё lira.

Pёrplasje mes protestuesve dhe policisё pati para kryeministrisё, ku pati dёmtime nё hyrjen e godinёs. Pёrkrahёsit e opozitёs mё pas u drejtuan tek Ministria e Brendshme, ku i vunё zjarrin njё bunkeri-muze. Protesta pёrfundoi pas katёr orёsh, pa tё plagosur dhe arrestime.

Bashkimi Europian dhe SHBA e dёnuan dhunёn: "I bёjmё thirrje Partisё Demokratike tё Shqipёrisё dhe tё gjitha partive tё tjera qё t'i dёnojnё kёto akte dhe tё ndёrmarrin tё gjitha hapat e duhur pёr tё siguruar qё protestat nё tё ardhmen tё jenё paqёsore dhe konstruktive", theksohet nё nё deklaratёn e Ambasadёs sё SHBA-sё nё Tiranё. Dhuna ёshtё e paparanueshme theksohet edhe nga delegacioni i BE-sё, qё bёri thirrje partive tё angazhohen pёr dialog politik konstruktiv: "Kthimi te dhuna ёshtё i paparanueshёm. Shqipёria po pёrballet me njё agjendё tё vёshtirё nё lidhje me procesin e integrimit tё saj evropian". Kryeministri Edi Rama nё njё mesazh postuar nё Facebook e dёnoi protetstёn.