1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA - Demokratët para marrjes së vendimit

Sot, të martën (05.02) zhvillohen zgjedhjet paraprake në më shumë se 20 shtete federale në SHBA. Veçanërisht me rëndësi janë rezultatet në shtetet e mëdha: Kaliforni, Nju Jork, Ilinois dhe Xhorxhia.

Barack Obama dhe Hillary Clinton

Barack Obama dhe Hillary Clinton

Për disa nga kandidatët këto zgjedhje janë si një ndeshje në fushën e vet: Hillary Klinton është senatore e Nju Jorkut, Barrak Obama është senator i Ilinoisit. Fillimisht pritej, që super e marta të ishte dita vendimtare për përzgjedhjen paraprake tek republikanët, por tani kjo vlen për demokratët. Sepse duelet mes kundërshtarëve të kampit Klinton dhe Obama kanë sjellë ndërkaq rezultate me diferenca fare të vogla, e si rrjedhojë asgjë nuk është e më sigrutë.

Të martën demokratët kanë zgjedhje, e çfarë zgjedhjesh. Ata duhet të vendosin mes dy kandidatëve të klasit ekstra. Sa i përket përmbajtjes Barak Obama und Hillary Klinton nuk janë të ngjashëm, por megjithatë ato janë kaq të ndryshëm. Nga njëra anë qëndron Obama: 46 vjeç, afro-amerikan, e me një aftësi për t´i entuziazmuar njerëzit, ashtu siç e dëshirojnë gjithmonë politikanët, por që rrallëherë ia dalin. Mesazhit të tij ai i ka qëndruar besnik qysh në fillim të luftës eletkorale përpara një viti: Ka ardhur koha për ndryshimin: "Nëse ne përballemi me cinizmin, dyshimin dhe frikën, nëse ne na thuhet nuk mundemi, atëherë ne përgjigjemi nën moton e përhershme, që pasqyron frymën e popullit amerikan: po ne mundemi."

Lufta elektorale për Obamën është si një ortek. Ai e ka nisur me pak duke u rritur gjithnjë e më shumë. 46 vjeçari senator nga Ilionoisi ka mbështetës të fuqishëm si moderatoren e njohur të bisedave televizive Oprah Vinfrey dhe klanin me influencë Kenedi. Me mesazhin e tij të shpresës për ndryshim Obama në sondazhet kombëtare i është afruar shumë konkurrentes Hilary Klinton. Por 60 vjeçarja lufton. Ajo tërheq vëmendjen për përvojën e saj 35 vjeçare si avokate, si first lady dhe si senatore. Ajo nxit dyshimet ndaj aftësisë për t´i realizuar qëllimet të Barak Obamës, që ka vetëm katër vjet me mandat në seantin e SHBA.

"Kundërshtari im duhej të kish kaluar pagëzimin mes zjarrit, thotë Klinotn duke pasur parasysh luftën e sukseshme të saj për postin e senatores në shtetin konservator të Nju Jorkut. Por ajo nuk përmend betejat e humbura lidhur me aferën Levinsky të bashkëshortit të saj Bill dhe përpjekjen e dështuar për reformën në shëndetësi kur ajo ishte first lady, ndonëse edhe këto ajo i ka mbijetuar: me disiplinë, punë këmbëngulëse dhe vullnet të çeliktë. E po kështu ajo lufton edhe tani:

"Nëse ju votoni pë rmua, unë çdo ditë do të zgjohem dhe do bëj atë, që iu kam premtuar. Unë nuk dua prej jush një paradhënie mirëbesimi, unë dua, që ju të më angazhoni për detyrën më të vështirë në botë."

Ajo është shumë perfekte, shumë e ftohtë dhe shumë e kalkuluar, kritikojnë kundërshtarët e saj. Ndërsa bashkëshorti i saj Bill, ish-presidenti në luftën elektorale u përpoq ta nënvleftësojë Obamën si kandidat zezak, Klintonët humbën besimin e shumë demokratëve. Barak Obama nuk përpiqet të fitojë pike më ngjyrën e lëkurës. Ai thotë thjeshtë, se është njeriu i duhur pë rpostin e presidentit. Si dëshmi për këtë ai përmend "jo-në" që i ka thënë luftës së Irakut:

"Senatorja Klinton tërheq vëmendjen për përvojën e saj qysh nga dita e parë në post. Ndërsa unë them, se është e rëndësishme, që, qysh në ditën e parë në detyrë të marrësh vendimin e duhur."

Por fillimisht duhet të vendosin demokratët në më shumë se 20 shtete federale. Pak gjasë ka që pas kësaj do të jetë përcaktuar një rezultat. E qartë është vetëm pasi të jetë vendosur mes Klintonit dhe Obamës, atëherë vendimi është historik. Sepse për herë të parë në historinë e demokratëve një grua dhe një afro-amerikan kandidojnë për postin më të lartë në SHBA .

DW.COM

  • Data 05.02.2008
  • Autor Ana Engelke / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D257
  • Data 05.02.2008
  • Autor Ana Engelke / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D257