1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

SHBA-BE: Miq të ngushtë, por ja pa fërkime

Takimi i sivjetëm i nivelit të lartë midis SHBA dhe BE do të zhvillohet më 10 qershor në Brdo të Sllovenisë. Në këtë takim merr pjesë edhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i cili fillon turin njëjavor evropian.

default

BE dhe SHBA janë të lidhur ngushtë jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht dhe ushtarakisht. Për këtë arsye, prej vitit 1990 zhvillohen konsultime të rregullta midis BE dhe SHBA, si dhe takime vjetore të nivelit të lartë.

Po si është gjendja e marrëdhënieve midis Brukselit e Uashingtonit?

Midis BE dhe SHBA ekziston në masën më të madhe përputhje në synimet bazë të politikave të tyre. Në politikën e jashtme dhe të sigurisë të dyja palët bashkëpunojnë ngushtë. Pra një miqësi e ngushtë, por jo pa pika fërkimi, siç theksoi edhe njëherë para disa ditësh zëvendëspresidenti i BE, Gynter Ferhojgen (Verheugen):

Günther Verheugen

Zëvendëspresidenti i BE, Gynter Ferhojgen

"Ky partneritet është ambicioz, dhe ai është edhe i mundimshëm. Ai kërkon prej ne evropianëve që të tregojmë më shumë përbashkësi në arenën ndërkombëtare, por kërkon edhe prej miqve tanë amerikanë një ndryshim të modelit të të menduarit, e pikërisht në pranimin se roli drejtues në botë duhet të ndahet."

Mospërputhje në aspektin e sigurisë

Fërkime midis Brukselit dhe Uashingtonit sjellin rregullisht masat e sigurisë të SHBA. Shembulli më i fundit: ashpërsimi për evropianët i kushteve të hyrjes në SHBA. Ata që udhëtojnë për në SHBA duhet të regjistrohen të paktën tri ditë para vizitës së tyre përmes një formulari online tek autoritetet amerikane. Sipas ministrit të mbrojtjes së atdheut, Majkël Certof, kjo masë do të rritë sigurinë e SHBA nga sulmet terroriste.

Deutschland Terro Sicherheit Online Durchsuchung

Evropianët duhet të regjistrohen online tri ditë para vizitës së tyre në SHBA. Kjo zemëron Brukselin.

BE u tregua pak entuziast për këtë propozim të ri, sepse midis Brukselit dhe Uashingtonit ka gjithsesi mospërputhje mendimesh për kushtet e hyrjes në SHBA. Kështu, shtetasit amerikanë mund të hyjnë pa vizë në BE. Megjithatë, për dhjetë shtetet e reja anëtare të BE kërkohen viza hyrjeje në BE. Brukseli ngul këmbë prej kohësh, që Uashingtoni ta eleminojë këtë detyrim për të gjitha vendet e BE.

Në takimin e nivelit të lartë në Brdo të Sllovenisë do të luajë një rol edhe lufta e përbashkët kundër terrorit. SHBA kanë kritikuar disa herë mungesën e gatishmërisë për angazhim të disa shteteve të BE, si Gjermania- para së gjithash në Afganistanin e Jugut kërkohet një angazhim më i madh i ushtrisë gjermane. BE nga ana tjetër është shprehur me nota shumë kritike për kushtet në kampin e të burgosurve Guantanamo, në Kubë.

Qëndrimi i SHBA-ve ndaj klimës irriton evropianët

EU Gipfel zu Energie und Klima Plakat in Brüssel

BE merr masa kundër ndryshimit të klimës. Pamje e një instalacioni për ndryshimet e klimës, (në samitin e BE, mars 2007)

Një temë tjetër përplasjesh midis Uashingtonit dhe Brukselit: tema e klimës. Nën presidencën gjermane të BE evropianët e vunë mbrojtjen e klimës në qendër të politikës së tyre. Për herë të parë u mor detyrimi për reduktim të qartë të nxjerrjes së dioksidit të karbonit. Ndërsa SHBA vazhdojnë të refuzojnë nënshkrimin e protokollit të ri të mbrojtjes së klimës në Kioto, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2012. Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dmitri Rupel, tha se megjithë ndryshimin e mendimeve u arrit të bihet dakord për një tekst të përbashkët për deklaratën e takimit të nivelit të lartë.

  • Data 09.06.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGID
  • Data 09.06.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGID