1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA: 27 të vdekur nga sulmi në një shkollë

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje shoku: Një 20 vjeçar i armatosur rëndë qëlloi për vdekje në një shkollë fillore 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur. Ai në fund vrau edhe veten.

Ky është një nga krimet më të tmerrshme në historinë e SHBA-së, që goditi vendin vetëm dhjetë ditë para Krishtlindjeve: presidenti Barack Obama vërehej qartë se si luftonte me lotët gjatë fjalimit të tij të shkurtër televiziv drejtuar kombit rreth tragjedisë që ndodhi në shkollën fillore "Sandy Hook" në qytetin e Newtown, në shtetin federal Connecticut. Zemrat tona u thyen sot, tha presidenti amerikan Barack Obama.

Presidenti Barack Obama i drejtohet me një fjalim kombit

Presidenti Barack Obama i drejtohet me një fjalim kombit

“Shumica e atyre që vdiqën sot janë fëmijë – fëmijë të mrekullueshëm nga mosha 5- 10 vjeç. Ata kishin një jetë të tërë pëpara për ta jetuar – ditëlindje për të festuar, festime të diplomës por edhe për t'u martuar dhe për të pasur fëmijët e tyre. Në mes të tyre kishte edhe mësues – burra dhe gra, të cilët dhanë jetën për të shpëtuar fëmijët e tyre, që ata të mund t'i realizonin ëndrrat e veta. Ndaj zemrat tona janë të thyera sot – për prindërit, gjyshërit, motrat dhe vëllëzerit e atyre fëmijëve të vegjël dhe për familjet e atyre të rinjve, që i humbën sot” tha presidenti amerikan.

SHBA: A do të riaktualizohet debati për armët pas masakrës?

Para kryerjes së masakrës në shkollë, sipas të dhënave të policisë 20 vjeçari i armatosur kishte qëlluar për vdekje nënën e tij në shtëpi. Pastaj ai me makinën e nënës së tij ka shkuar në shkollën, ku ajo punonte si mësuese. Personi i veshur në rroba të zeza, sipas njoftimeve të dëshmitarëve, kishte edhe jelek antiplumb dhe të paktën tre armë me vete. Ai është futur në dy klasë duke qëlluar me breshëritë e plumbave, prej nga humbën jetën 20 fëmijë të moshës 5 dhe 10 vjet dhe gjashtë të rritur.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, 20 vjeçari i armatosur ka shkrepur të paktën 100 plumba. Mësuesit u përpoqën t'i shpëtojnë nxënsitë e tyre. Sipas dëshmitarëve okularë disa kishin arritur të fshihen në tualetin e shkollës, disa të tjerë në një dollap. Zyrtarë të hetuesisë kanë hasur në shkollën fillore me "pamje tmerruese". "Diçka të tillë ne nuk kemi parë kurrë më parë", tha Paul Vance nga Policia e Shtetit Connecticut para gazetarëve në Newtown.

Një grua duke u përpjekur të mësoj për fatin e motrës e cila ndodhej në shkollën ku është kryer krimi

Një grua duke u përpjekur të mësoj për fatin e motrës e cila ndodhej në shkollën ku është kryer krimi

Personi i armatosur në fund siç duket ka vrarë edhe veten në shkollë: sipas të dhënave të autoriteteve, policia nuk ka shkrepur asnjë plumb në aksionin e saj. Policia ka marrë në pyetje vëllain e tij 24 vjeçar. Ai ka deklaruar se vëllai i tij ka pasur probleme karakteri dhe ka qenë disi "autist". Ai jetonte me nënën.

Krimi ka gjasa që të ringjallë sërish debatin mbi legjislacionin për armëmbajtje në SHBA. Në fjalimin e tij televiziv Obama dha sinjalet e para për këtë: "Ne duhet të mblidhemi dhe të veprojmë për të parandaluar tragjedi të tilla, pavarësisht nga politikat partiake", tha presidenti. Megjthatë deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për ndryshimin e së drejtës për armëmbajtje. Pengesë kryesore ka qenë lobi i fuqishëm i armëve në SHBA.

  • Data 15.12.2012
  • Autor wl/re (dpa, afp, rtr, dapd)
  • Fjalët kyç masakra, shkolla, shba
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1733V
  • Data 15.12.2012
  • Autor wl/re (dpa, afp, rtr, dapd)
  • Fjalët kyç masakra, shkolla, shba
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1733V